Evi Kokalari dhe Sali Berisha

Evi Kokalari sfidon Argita Malltezin: Do garoj me të për kryetare të PD! Si thua, Sali Berisha?

7 Korrik, 09:37| Përditesimi: 7 Korrik, 10:47

  • Share

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari e cila papritur u bë pjesë e grupimit të Sali Berishës, por që më pas u kthyer në kritiken e tij pas zhvillimeve brenda Rithemelimit, ka reaguar lidhur me “thashethemet” dhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Në një kohë kur përflitet se vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, do të futet në garë për tu bërë kryetare e forcës politike e cila prej shumë vitesh ka qenë nën ndikimin e të atit, Kokalari s’ka nguruar që të sfidojë hapur Malltezin.

Nga Amerika, aty ku dhe jeton, Kokalari shprehet se nëse Malltezi futet në garë për kreun e PD-së, atëherë ajo do të kthehet në Shqipëri dhe t’i bashkohet garës.

Në lidhje me këtë, Kokalari me ironi i kërkon “mendim” edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nëse Argita Malltezi Berisha do hyj ne gare për kryetare te PD-se, do kthehem dhe unë te futem ne gare me te. Si thua, Sali Berisha?”, shkruan Kokalari.

Postimi i Kokalarit

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/07/2024 01:22

    Po kjo sikur e krijoi partine e saj,/Levizja konservatore/?! Tani kerkon te drejtoje dy parti?!

    Përgjigju
  • Hë se: 07/07/2024 14:26

    PD është tokë e xanun. Ti krijo partinë tënde e zgjidhu kryetare

    Përgjigju
  • Dea: 07/07/2024 14:11

    Kjo zonja e 'rende' perfshihet ne politiken e PD sipas qefit. Do vij e garoj, thote, po garoj Argita. Ama nese jo, po rri ne shpi. Komplet e papergjegjshme.

    Përgjigju
  • Lexuesi: 07/07/2024 13:01

    Vazhdon rreziku filogrek per PD-ne

    Përgjigju
  • beni: 07/07/2024 12:35

    KTHEHU EVI KOKALARI,,,TI je e djathte tamam,,,sepse familja jote e ka hequr ne trup dhimbjen e diktatures,,jo sali berisha nje sekretar partie,,,i privilegjuar nga enver hoxha,,..

    Përgjigju
  • Ledi: 07/07/2024 11:40

    E ke seriozisht te garosh me pronaren e PD ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?