Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale me tone të forta ndaj qëndrimit të Sali Berishës, i cili edhe pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e dorëheqjes si kryetar i Partisë Demokratike.
Kokalari, dikur një nga zërat më mbështetës të Berishës në periudhën e "Foltores", është kthyer tashmë në një prej kritikeve më të ashpra të tij.
Ajo fajëson personalisht Berishën për disfatën elektorale dhe kërkon largimin e tij nga skena politike. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Kokalari shkruan:
"Të jetë njeriu kaq i trashë sa s’kupton që duhet të ikë por vazhdon insiston duke u shtirur si misionar, vetëm Sali Berisha e bën.Realisht mendoj që Berisha do t’i bjere murit me kokë derisa të jap shpirt nga plagët e vetshkaktuara. Ka një arsye pse njerëzia thotë se murit me kokë nuk i bihet. Duhet të jesh i sëmurë psiqik të mendosh ndryshe", shkruan Kokalari.
Komente
