Evi Kokalari

Politikë

Evi Kokalari: Si mund të fitosh me një njeri si Tomor Alizoti, që i thotë gjysmës së popullsisë 'do iu hamë të gjallë'?

16 Maj, 11:45| Përditesimi: 16 Maj, 11:50

  • Share

Aktivistja Evi Kokalari, në analizën e saj për humbjen e opozitës në zgjedhjet e 11 majit, thotë se nuk mund të fitohet me njerëz si Tomor Alizoti.

Përmes një postimi në Facebook Kokalari shprehet se nuk ka asnjë simpati për Alizotin ndërsa thekson se komunikimi i tij lë shumë për të dëshiruar.

“Nuk kam asnjë simpati për Tomor Alizotin. Mendoj që është totalisht 'overrated'. Komunikimi i tij lë shumë për të dëshiruar. Gjatë betejave midis Berishës dhe Bashës, pra gjatë foltoreve, ky ndenji në hije dhe nuk u pozicionua.

Ndërkohë ti thuash gjysmës të Shqiptarëve se 'do t'ju hamë të gjallë' është diçka që nuk përfaqëson aspak të djathtët dhe aq më tepër të persekutuarit. Realisht është 'overrated' që do të thotë, i mbivlerësuar pa asnjë justifikim”, shkruan ajo.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?