Aktivistja Evi Kokalari ka zbuluar prapaskenat brenda kampit demokrat për kryetar të Partisë Demokratike.
Në një postim në Facebook, Kokalari shkruan se Sali Berisha po përgatit djalin e një ish-ministri të PD-së për ta vendosur në krye të Partisë Demokratike.
Sipas saj, bëhet fjalë për Andi Mustafajn, djalin e Besnik Mustafajt.
Andi Mustaj një ditë më parë njoftoi largimin nga drejtimi i Departamentit Brain Gain në PD.
Por Evi Kokalari thotë se ai po përgatitet për t’u vendosur në krye të PD-së, njësoj siç Sali Berisha bëri me Lulzim Bashën.
Kokalari thotë se në garën për kryetar të Partisë Demokratike do të jetë edhe ajo vetë e mezi pret të përballet publikisht me të.
Postimi në Facebook i Evi Kokalarit:
Andi Mustafaj po jepka dorëheqjen në Nëntor nga Brain Gain, që Zoti e di çfarë funksioni ka patur si departament këto tre vjet. Por ka kohë për ta diskutuar këtë.
E di që shumica se kanë idenë kush është Andi Mustafaj - dhe po ju a prezantoj: djali i një nga besnikëve të fundit që i ka mbetur Berishës - Besnik Mustafaj!!
Jo se kam gjë me Andin vetë, absolutisht jo, por di t’ju them që kam disa muaj që kam nuhatur që djalin e Mustafajt po e përgatisin si Lulin një herë e një kohë, për kryetar të PD-së, ku Berisha dhe Shkëlzeni do ta kontrollojnë si t’ja u do qejfi.
Sigurisht që Argita s’ka më këllqe sepse Argitën dua përballë dhe e ftoj të futen në garë për kryetare te PDsë, sepse unë është e sigurt që do ti futem kësaj gare.
Garën jo se Argita nuk do ta fitoj me urdhër të babit, por debatet publike do ti humbasë fatalisht, me gjithë artikulimin që ja kanë zili gjithë militantët e Rrugës së Shpresës dhe ‘Klasës IK’ (Injorancës Kolektive) që i mbajnë këta në krye.
Por Andit i them mirë se të vish në garën për kryetar PD vitit tjetër, se në atë garë do jemi bashkë, dhe mezi pres të më debatosh publikisht…dhe të them që tashti, fillo fiskulturë fizike dhe mendore si Likja përpara burgut, sepse këto debate publike do jenë super NASTY – dhe duke patur parasysh postimet që bëre gjatë fushatës, realisht më vjen keq për ty që do të duhet të përballesh me mua në këtë luftë për opozitën.
Por kam një parandjenjë që do thyesh shpejt
Gjithsesi – të uroj mirë se ardhjen!!
Komente

Para se te vish per kandidate Evi mer njehere nhe vertetim andej nga 5 qe te jemi te sigurt qe ske qene e shtruar atje.
PërgjigjuJa dhe Evi qe /vdes per t'u bere nje cike magazinjere/ e PD.O Evi,Berishes ju dogj nje here lekura me Bashen dhe pervec kesaj nuk e leshon kurre partine sa te jete gjalle.Keta te rinjte jane si thengjill i ndezur i mbuluar me hi,heret a vone mund t'ja punojne si Basha.Nese Berisha do te zgjedhe dike,duhet te jete si puna e Ramiz Alise me Xhaxhin,besnik i bindur e pa ambicie, sa kohe qe do te jete gjalle Berisha.Marr shkas dhe nga fotoja qe po jep /Shqiptarja/ sot per ilustrim si lajm i fundit e qe vjen nga /Dosier/.Ja ku jane ne foto Xhaxhi rrethuar nga Mehmeti e Hysniu dhe ne hije,trashegimtari e fituesi i vertete i gares -Ramizi.Historia tregoi se kush e trashegoi PPSH,historia do te tregoje edhe se kush do te drejtoje PD.
PërgjigjuBerisha i keq, Luli i keq, Andi Mustafaj super i ri, edhe ky keq. Jo po te ike Saliu, jo po te vijne te rinjtë. Por edhe keto jane miq te Saliut, te sjellim nje ufo.
PërgjigjuSigurisht sepse kjo është partia e malokërisë...
Përgjigju