Evi Reçi dhe Kledi Hysa

Evi Reçi dhe Kledi Hysa prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e djalit

13 Shtator, 15:55| Përditesimi: 13 Shtator, 16:00

  • Share

Këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi dhe partneri i saj Kledi Hysa  janë bërë prindër për herë të parë.

Ka qenë vetë Evi e cila me anë të një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e bukur se vogëlushi i tyre,Aster ka ardhur në jetë.

“Mëngjesi i këtij shtatori erdhi kështu, me një mrekulli të vogël 13/09/2024. Mirë se erdhe në jetë Aster Hysa”, ka shkruar Evi krahas fotos ku duket dora e saj, Kledit dhe bebushit.

Po ashtu në fund të postimit Evi ka treguar se ka zgjedhur që ta lindë bebin në Austri.

Çifti janë në një lidhje prej gati 2 vitesh. Ata u njohën pas daljes së Kledit nga shtëpia e Big Brother.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?