Evis Berberi

Kronikë

Evis Berberi mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë! Në qeli dhe bashkëpunëtori i tij

2 Qershor, 13:37| Përditesimi: 2 Qershor, 16:04

  • Share

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kreut të ARRSH Evis Berberi dhe të bashkëpunëtorit të tij Valter Begaj për zëvendësim të masës së sigurisë. GJKKO vendosi vijimin e masës “arrest në burg” për të dy.

Ish-kreu i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 16 mars të vitit 2024. Bashkë me të në pranga u vendos edhe Valter Begaj edhe Ervis Lami.

Ky i fundit u la i lirë pak kohë më parë nga shkalla e parë, por Apeli i Posaçëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit të GJKKO nga Prokuroria e Posaçme.

Evis Berberi u arrestua me urdhër të SPAK më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.
 

Sipas SPAK, ai ishte i përfshirë në skemën e 6 tenderëve abuzive, tre si Drejtor i Eficencës së Energjisë dhe tre të tjera si drejtor i ARRSH, në vlerën e rreth 2.2 milion eurove. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?