Minsitrja Arsimit Evis Kushi

Politikë

Evis Kushi prezanton zv. Ministren e re Bora Muzhaqin: Do të avancojmë më shumë programe e projekte të frytshme së bashku

6 Maj 2021, 15:48| Përditesimi: 6 Maj 2021, 15:55

  • Share

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka mirëpritur zv.ministren e re Bora Muzhaqi, gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të drejtorive të ndryshme në këtë ministri.

Gjatë këtij takimi Ministrja Kushi ka falënderuar Aspasjana Kongo, për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR, si dhe për kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete.

Ajo gjithashtu i ka uruar mirëseardhjen dhe shumë sukses Zëvendësministres së re, Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet në fushën Rinisë.

‘Duke falënderuar Aspajana Kongon për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR dhe kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete, i uruam mirëseardhjen dhe shumë suksese Zëvendësministres së re Bora Muzhaqin, e cila do të ndjekë nga afër çështjet e rinisë.

Kam besim që me energjinë dhe pasionin e saj për të punuar në favor të të rinjve, do të avancojmë akoma më shumë programe e projekte të frytshme së bashku.’- nënvizon ministrja Kushi në statusin e saj në facebook.

Një ditë më parë Këshilli i Ministrave emëroi zv.ministre e Arsimi, Bora Muzhaqin.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?