Bota

Eurodeputeti polak Grzegorz Braun djeg flamurin e Bashkimit Evropian: Këtu është Poloni, jo Bruksel (VIDEO)

8 Maj, 16:36| Përditesimi: 8 Maj, 16:45

  • Share

Eurodeputetit polak të ekstremit të djathtë, Grzegorz Braun, i cili kandidon për president të Polonisë në zgjedhjet e ardhshme, iu hoq imuniteti parlamentar.

Gjatë një vizite në një institucion shtetëror në Katoëice të Polonisë, Braun vuri re flamurin e Bashkimit Evropian pranë flamurit polak në korridor. Ai iu afrua flamurit, e hoqi dhe pastaj e hodhi në mënyrë demonstrative në dysheme.

“Emblema të tilla nuk i nënshtrohen asnjë mbrojtjeje ligjore në territorin e Republikës së Polonisë. Kjo është Polonia, jo Brukseli”, tha Brauni.

Pastaj, për ta përfunduar këtë vepër, ai e spërkati flamurin me benzinë ​​dhe i vuri flakën në oborrin e institucionit.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?