Foto ilustruese

Tirana

Evropa do të digjet sërish, Meteorologët: Vala e re e të nxehtit vjen në javën e ardhshme

13 Shtator 2018, 23:35| Përditesimi: 13 Shtator 2018, 23:44

  • Share

Meteorologët evropianë kanë publikuar një parashikim meteorologjik për një valë të re të të nxehtit që do ta godasë Evropën në javën e ardhshme.

Në Websajtin e Sever Weather Evrope thuhet se, sipas parashikimeve, një valë e re e të nxehtit është nisur drejt Evropës, me temperatura nga 8 deri në 10 gradë Celsius më të larta se që janë zakonisht në mes-shtator në Evropën qendrore, perëndimore, lindore dhe jugperëndimore.

Kjo do të thotë se në Evropë do të kemi temperatura mbi 30 gradë Celsius, përkundër se do të  jemi në pjesën e dytë të shtatorit.

Një anomali e tillë e temperaturave kaq të larta do të thotë se në veri, pra në Gjermaninë veriore e Beneluks temperaturat do të arrijnë 30 gradë Celsius. Në jug, pra në Francë e Itali përfshirë pjesë të Hungarisë, Kroacisë dhe Serbisë, temperaturat  do të shkojnë edhe më lartë se 30 gradë Celsius.

Thuhet në parashikimin e SWE.

Temperaturat e larta do ta përfshijnë edhe Kosovën dhe Shqipërinë, çka u jep turistëve edhe një mundësi të fundit për këtë vit që të pushojnë edhe për disa ditë në bregdetet shqiptare.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?