Skuadra e Egnatias në stërvitje

Sport

Evropa si ‘varkë shpëtimi’, frymëmarrje finaciare për skuadrat shqiptare! Përfitime nga Champions-i e Conference League

18 Qershor, 15:25| Përditesimi: 18 Qershor, 15:28

  • Share

Pjesëmarrja në Kupat e Evropës, ku 4 skuadra të futbollit shqiptar mësuan edhe kundërshtarët, shihen si një mundësi e artë jo vetëm për arritje sportive, por edhe për të ardhura. Kjo për shkak se fitimet nga sponsorët, biletat dhe fanellat janë thuajse inekzistente në futbollin shqiptar. Kështu Egnatia, skuadra e shpallur kampion në sezonin e fundit, ka të garantuara 1.1 milionë euro nga UEFA për pjesëmarrjen në kupat e Evropës.

Rrogozhinasit minimalisht do të marrin pjesë në turin e parë kualifikues të Champions League dhe nëse eliminohen do të shkojnë në turin e dytë kualifikues të Conference League. Ndeshje të cilat i sigurojnë 1.1 milionë euro, ndërsa shuma mund të rritet ndjeshëm nëse kalohen raundet. UEFA ndërkohë ka hedhur edhe shortin për turnet e dyta, me Egnatian që në rast se kalon islandezët e Breidablik, në turin e dytë të Champions League do të përballet me polakët e Lezh Poznan.

Dinamo ndërkohë, për shkak se kaloi direkt në turin e dytë të Conference League, si pasojë e dënimit të irlandezëve të Drogedës, ka të sigurta 525 mijë euro. Në shortin e hedhur sot, UEFA përcaktoi se Dinamo në turin e dytë të Conference League do të përballet me fituesin e çiftit Atletic Escaldes nga Andora dhe Diddeleng nga Luksemburgu. Një short me shumë fat për ‘nëndetësen’.

Partizani dhe Vllaznia, si pjesëmarrje të sigurt në turin e parë kualifikues të Conference League, kanë të sigurta 325 mijë euro. Nëse të kuqtë e Skënder Gegës kalojnë në raundin e parë estonezët e Nomme Kalju-s, në raundin e dytë do të ndeshen me St Patrick e Irlandës ose Hegelmann të Lituanisë, ndërsa Vllaznia në rast se kalon turin e parë kundër letonezëve të Daugavpuils, në turin e dytë rrezikon duelin me Malishevën e Kosovës ose Vikingurin e Islandës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?