Bota

Evropianët në qershor mund të pajisen me certifikatën e COVID-19

12 Maj 2021, 11:22| Përditesimi: 12 Maj 2021, 11:27

  • Share

Certefikata e vaksinimit mund të fillojë të jetë funksionale nga fundi i qershorit, kanë bërë të ditur kështu qeveritë e Bashkimit Evropian. Ministrat e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së u takuan të martën për të diskutuar në lidhje me certifikatën e COVID-19 për të ndihmuar qytetarët të udhëtojnë më lirshëm në bllokun e 27 vendeve dhe të hapin turizmin veror.  Lëshimin e një dokumenti të tillë e kanë kërkuar me insistim vendet anëtare të BE-së që janë të varura nga turizmi, si Spanja dhe Greqia. 

"Kjo është një përparësi për qytetarët tanë dhe prandaj besoj se do të kemi certifikatën para verës", tha zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Marosh Sefçoviç, pas një takimi të ministrave të jashtëm të bllokut.

Ndërsa zyrtarët e BE theksojnë se ata nuk do të diskriminojnë ata që nuk kanë një certifikatë, vendet e varura nga turizmi si Greqia shpresojnë se do t'i japë fund bllokimit aktual të rregullave kombëtare, me marrëveshjen e kërkuar deri në fund të qershorit.

Vendimi do të lejonte ata që janë vaksinuar, të rikuperuar nga COVID-19, ose me rezultate negative të testit të kalojnë kufijtë brenda bllokut, ku aktualisht ka kufizime.

Por cilat janë disa fakte kryesore që duhet t’i dimë për certefikatën e vaksinimit?

* Certifikata e  COVID do të shpërndahet falas nga autoritetet shëndetësore për njerëzit që kanë marrë një vaksinë, kanë një test negativ ose janë imun, pasi janë shëruar nga COVID.

* Parlamenti Evropian deklaron se askush nuk do të jetë i detyruar të përdorë certifikatën e BE.

* Ligjvënësit hartojnë certifikatën së bashku me Komisionin Evropian dhe negociatorët e BE. Portugalia, e cila mban presidencën e radhës së BE-së, shpreson për marrëveshje politike mbi marrëveshjen deri në fund të majit për të mundësuar që certifikata të funksionojë deri në 21 qershor.

* Negociatorët duhet të vendosin nëse testet më të shpejta, por më pak të sakta për COVID-19 mund të përfshihen në certifikatë.

* Komisioni Evropian propozon ta quajmë Certifikata e Gjelbër. Parlamenti Evropian sugjeron që ajo duhet të quhet Certifikata EU COVID-19.

* Nuk është një pasaportë vaksine.

* Vendet e BE-së mund të lidhin të dhënat e tyre të vaksinave kombëtare me një sistem qendror duke përdorur një model të siguruar nga gjermanët.

* Negociatorët e BE duhet të bien dakord nëse të gjitha vaksinat mund të merren parasysh për marrjen e certifikatës ose vetëm ato të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?