Protesta e Tifozave Kuq e Zi

Evropiani 2027 me Serbinë, Tifozat Kuq e Zi kundër Armand Dukës: Tradhti, dhjetëra mijëra të vrarë dhe gra të dhunuara

20 Nëntor, 16:20| Përditesimi: 20 Nëntor, 16:26

  • Share

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 1-2 në Ligën e Kombeve nga Ukraina, sfidë e zhvilluar të martën në "Air Albania". Përpara takimit që në fund rezultoi dramatik për tanët, Tifozat Kuq e Zi protestuan kundër Armand Dukës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Gjithçka lidhet me bashkorganizimin e Evropanit 2027 për moshat U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, diçka e kundërshtuar nga një pjesë e madhe e opinionit në Kosovë dhe Shqipëri.

TKZ kanë kujtuar me pankarta historinë dhe masakrat që serbët kanë bërë kundër shqiptarëve.

"Mbrëmë, jo për të përmbyllur, por për të vazhduar edhe më, me reagime ndaj organizimit të përbashkët me shkijet të EURO’27 për kategorinë U-21.

Si një reagim ndaj FSHF-së si bashkëorganizatore dhe mbrojtëse e madhe e idesë së këtij bashkëpunimi, kemi shkruar disa nga të bëmat e shkijeve ndaj popullit shqiptar që konsiderojmë se janë të mjaftueshme, që bashkëpunime të tilla të konsiderohen TRADHËTI.

- 15 mijë të vrarë vetëm në luftën e fundit dhe dhjetëra mijëra të vrarë e masakruar nëpër histori.

- 20 mijë gra shqiptare të dhunuara

- 1 milion shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre

- 650 shkolla të shkatërruara

- 30 masakra të kryera mbi civilë shqiptarë të pambrojtur për më pak se 6 muaj.

- 14.10.2014, kur një stadium i tërë në prani të gjithë krerëve shtetëror këndonte për vrasjen e shqiptarëve në kor. Këto thirrje vazhdojnë edhe sot në çdo ndeshje të tyre.

- Afrim Bunjaku, heroi më i ri, i cili u vra nga shkijet pak kohë më parë

- Përparim Thaçi, futbollist, i cili u vra nga shkijet në luftën e fundit

Këto ishin vetëm disa nga pankartat tona që u shfaqën në këtë ndeshje, por jo për të përmbyllur ciklin e reagimeve nga ana e jonë në lidhje me këtë organizim të turpshëm.

Reagimet tona, do të vijojnë, e do të radikalizon deri në dhënien fund të kësaj marrëzie që në emër të kozmopolitizmit po fyhen viktimat dhe e kaluara jonë e dhimbshme", njofton TKZ.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?