Prej katër ditësh Shkodra ka mirëpritur Europianin e 12-vjeçarëve të tenisit ku kanë marrë pjesë mbi 60 sportistë të vegjël të cilët ëndërrojnë që një ditë të luajnë në arenat më të mëdha ndërkombëtare. Aktiviteti përveç garës sportive, të mbajtur në kompleksin sportive ‘Adriatic Tennis Park’, ka promovuar edhe qytetin.
“Ishte hera e parë që garoja dhe mund të shkonte më mirë. Në ndeshjen e dytë u përmirësova. Rëndësi ka që fitova setin e tretë. Sa i përket Shkodrës më pëlqeu shumë qyteti. I bukur dhe i këndshëm. Gjeta edhe një shoqen timë këtu që konkuruam deri në fund”. Tha tenistja Tereza Tola.
“Shkoi gjithçka mirë. Na pëlqeu shumë fusha e tenisit, por edhe vendi ku është vendosur. Nga dita e parë dhe deri tani jemi kënaqur”, thotw Lorenzo Stella, trajner tenisi.
“Nuk mund të them nëse do fitoj dot apo jo. Dua të luaj ndeshje të mira”, shprehet Philipp Steyn, tenist.
“Deri më tani ka qenë gjithçka shumë mirë. Kemi pasur ndeshje dhe rezultate të mira, por mund të them se të garonim këtu në këto kushte dhe me këtë pamje fantastike ka qenë diçka e shkëlqyer”, thotw Kilian Wenger, trajner tenisi.
Për drejtorin e Evropianit, i cili u kontribuoi më së shumti edhe për organizimin Kliti Hoti, me rëndësi ishte që tenistët e vegjël të ndiheshin sa më mirë në Shkodër.
“Është kënaqësi për të mirëpritur mbi 60 sportistë nga të gjithë Europa, por më e rëndësishme nga 16 vende të ndryshme. Ne shkodranët dimë se si të mirëpresim”, tha Kliti Hoti, organizatori i Europianit.
Tennis Europe, per moshat 12 vjeç, organizohet për herë të dytë në Shkodër ndërkohë që mikpritësit e këtij aktiviteti shprehen se në të ardhmen synohet që të organizimi të bëhet edhe për grupmoshat e tjera.