Evropiani ‘Shqipëri-Serbi’, ish-trajner i Kosovës Sokoli: U kalua vija e kuqe! Leci: Sporti s’i zhbën krimet e luftës (VIDEO)

Mungon vetëm zyrtarizimi, që sipas të gjitha gjasave do ndodhë më 16 dhjetor në mbledhjen e UEFA-s, por organizimi që pritet të behet nga Shqipëria dhe Serbia i Evropianit U-21 në në vitin 2027, ka sjellë reagime të ashpra sidomos në Kosovë. Për Report TV, ish-trajneri i ‘dardanëve’ Bylbyl Sokoli thotë se ky vendim i FSHF-së, i mbështetur nga politika, është kundër interesit kombëtar.

“Duhet të ekzistojnë disa vija të kuqe kur është në pyetje kombi. Çështja kombëtare është prioritet dhe nuk ka përfitim financiar që mund të matet me këtë. Ky projekt ka konatacion kryekëput politik dhe në këtë aspekt duhet patur parasysh gjysma e kombit (Kosova), që në këtë rast dëmtohet rëndë. Me porosi politike. Unë nuk e di sesi mund të organizohet një evropian me serbinë që ka një platformë anti shqiptare, i dini sloganet apo ndeshjen në Beograd. Organizohet kampionati me një shtet që është më i dënuari në Evropë për shkak të qëndrimit që ka ndaj shqiptarëve,”-u shpreh Bylbyl Sokoli, ish-trajner i Kosovës.

Reagim të ashpër mbajti edhe Liridon Leci, ish-futbollisti nga Kosova i cili ka luajtur me shumë ekipe në Shqipëri si Vllaznia, Flamurtari e Elbasani. Për Report TV Leci tha se krimet e luftës nuk mund të zbhëhen me një organizim sportive.

“Nëqoftëse Serbia do kishte pranuar më herët të kërkojë falje për gabimet që ka bërë, vrasjet, masakrat, për trupat e njerëzve që familjarët e Kosovës ende nuk e dinë ku janë. Të ishin interesuar serbët për të zbutur këtë çështje do ta kishim pranuar këtë organizim sepse sporti bashkon, por ne e dimë që Serbia asnjëherë nuk do e njohë Kosovën, asnjëherë zdo kërkojë falje për ato që ka bërë,”-tha Liridon Leci, ish-futbollit.

Më herët edhe ultrasit e Kombëtares, Tifozët Kuqezi, janë shprehur se ky akt është i turpshëm dhe se FSHF-së e vendit do ti kthehet në bumerang.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?