Gjasula në promovimin e aktivitetit

Sport

Evropiani U-17 në Shqipëri, Gjasula nga Durrësi: Të sigurojmë sa më shumë mbështetje për kuqezinjë e vegjël!

15 Prill, 12:16| Përditesimi: 15 Prill, 12:25

  • Share

Në Durrës, si një nga qytetet pritëse të Evropianit U-17, u mbajt aktiviteti promovues për organizimin që Shqipëria do ti bëjë për herë të parë këtij aktiviteti nga 19 maji deri më 1 qershor. Ambasadori i turneut, njëkohësisht ish-futbollisti i kombëtares Klaus Gjasula, thotë se është me shumë rëndësi që kuqezinjtë të kenë sa më shumë mbështetje gjatë Evropianit.

“Aktiviteti për ne është shumë i rëndësishëm sepse po na pret Evropian U-17. Duam të sigurojmë sa më shumë mbështetje që të kemi mundësi, për të ardhë në verë në stadium. Na duhet sa më shumë mbështetje për djemtë që të ndiejn sa më shumë përkrahje,”-Klaus Gjasula, ish-futbollist i kombëtares.

Durrësi është qyteti i parë nga shumë të tillë që pret aktivitetin promovues të Evropianit U-17 që do të mbahet në Shqipëri.

“Jemi këtu për të sensibilizuar të gjithë opioninin për këtë aktivitet të rëndësishëm futbollistik, por jo vetëm. Unë mendoj dhe sugjeroj që është një festë për të gjithë qytet ku do të luhet dhe për të gjithë futbollin shqiptar,”-tha Armand Duka, kreu i FSHF-së.

Aktiviteti mblodhi fëmijë dhe banorë të Durrësit, të cilët përveç disa shfaqjeve të magjisë së futbollit patën mundësi të ndiqnin edhe një koncert të organizuar enkas për promovimin e aktivitetit. Përveç stadiumit ‘Niko Dovana’, Evropiani U-17 do të luhet edhe në 3 stadiume të tjera të vendit si në Arenën Kombëtare, Egnatia Arena dhe Elbasan Arena.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?