Faza e parë e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për EXPO ALBANIA do të qëndrojë e hapur deri në 12 shkurt.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u bën thirrje të rinjve dhe profesionistëve që të aplikojnë me propozime përkatëse.
“Vijon të jetë e hapur deri më 12 shkurt thirrja e fazës së parë të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për EXPO ALBANIA, ku çdo profesionist mund t’i përgjigjet kësaj thirrjeje duke dorëzuar propozimet përkatëse
EXPO ALBANIA, është menduar si një qendër ekspozimi shumëfunksionale që pritet të rrisë ndjeshëm vizibilitetin e Tiranës, dhe gjithë Shqipërisë, si një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave tregtare, takimeve në shkallë të gjerë dhe evenimenteve të tjera, duke e konsoliduar më tej reputacionin e kryeqytetit si një nyje e rëndësishme në rajon dhe në nivel ndërkombëtar”, shkruan Rama.
Mire qe u kujtove nje here,se na mbyte me firmat e huaja te arkitektures qe kane fituar cdo projekt arkitekturor te rendesishem ne Shqiperi!
PërgjigjuTe rite i ke ne bugje
Përgjigju