Makina e Lewis Hamilton

Sport

F1, Hamilton përfiton nga shiu në pistën e Spa, në 'pole position' edhe Vettel me Ocon

25 Gusht 2018, 16:59| Përditesimi: 25 Gusht 2018, 17:02

  • Share

Lewis Hamilton do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Belgjikës në pistën e Spa.

Ka qënë piloti i Mercedesit ai që fitoi vendin e parë në “pole position” duke lënë pas rivalin kryesor Sebastian Vettel me Ferrari dhe Esteban Ocon me Force India.

“Sfida” e vërtetë për pilotët nisi 12 minutat e fundit të provave zyrtare ku edhe filloi shiu. Pista filloi të thahej vetëm nga fundi, ku Hamilton përfitoi me makinën e tij.

Gara do të zhvillohet të dielën, në orën 15:10, ndërsa Hamilton i cili do të niset nga vendi i parë ka synim të thellojë diferencën me Vettel në renditjen e përgjithshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?