Efektivët e policisë së Shtetit që janë në shërbim në këto ditë të vështira për të gjithë vendin, duhet të kenë trajtim të njëjtë si shumica e punonjësve që po sakrifikojnë, mjekët apo edhe forcat e armatosura.
Kreu i Sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta, thotë se efektivët punojnë 8 orë, pa maska dhe doreza, të cilat mundohen t'i sigurojnë me lekët e tyre. Në një intervistë për Report Tv, Fishta tha se është detyrë e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të ndihmojë efektivët dhe t'u japë siguri gjatë qëndrimit në detyrë, duke mos rrezikuar veten dhe familjarët e tyre kur shkojnë në shtëpi.
Vetëm në Tiranë janë 66 postblloqe policie, ku efektivët sipas Fishtës qëndrojnë 8 orë, ndryshe nga Forcat e Armatosura që qëndrojnë 4 orë dhe u çohet ushqim.
"I takon drejtorisë së përgjithshme për t'i pajisur punonjësit me maska dhe doreza në bazë të vendimit të qeverisë për të mos rrezikuar as vet as familjet e tyre në lidhje me kontaktet që kanë me personat që qarkullojnë me autorizim, pavarësisht se janë apo jo të prekur nga koronavirusi.
Forcat e Armatosura kryejnë shërbim 4 orë në postblloqe janë të pajisur nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes edhe me maska edhe doreza, u ofrohet edhe ushqimi për 4 orë.
Policët rrinë 8 orë pa maska e doreza, nuk kanë asnjë vakt ushqim edhe pse u takon me ligj.
Problem tjetër është mos sigurimi i mjeteve të transportit, shumë vijnë nga fshatrat e Tiranës. U duhet të vinë në punë me biçikletë, 2 orë për të ardhur, e dy orë për të ikur. Policia e ka detyrim transportin për t'i kthyer në banesat e tyre punonjësit që paraqiten në detyrë. Pa marrë parasysh edhe punonjës që vijnë nga Durrësi e Elbasani, që janë të atashuar në Tiranë. Drejtori i përgjithshëm nuk është vetëm për të dhënë urdhra, por edhe për të siguruar kushtet normale, më të domosdoshme për situatën e sigurisë ku punonjësit e policisë po punojnë. I bëjmë thirrje qeverisë të rishikojë trajtimin e tyre. Duhet vlerësuar sakrifica dhe mundi i punonjësve të qeverisë njësoj si strukturat e tjera", tha për Report Tv, kreu i Sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta.
Merri te sakta informacionet o sindikalist i leshit , policia i ka bere turnet 12 oreshe jo 8 sa thua ti dhe skane ku hane edhe te kene leke se eshte cdo gje mbyllur.Pse nuk e ke cuar ne Gjykate VKM per trajtimin ushqimor te policise qe ka 5 vjet i miratuar e nuk zbatohet .
PërgjigjuZ fishta te drejte keninpor a i dini rrogat e ushtarakeve ne krahasim me policet??? A e dini qe nje major ne ushtri e ka rrogen sa nje polic rrugor qe sa ka filluar karrieren...a edini se nje nen oficer merr 350 mije lek??? Kush merr 350 mije lek ne polici i veshur??? Kshu duhet ti themi te gjitha
PërgjigjuShum e drejte z. Satedin por policia gjithmone ka qene e diskriminuar edhe kur e ka pasur te sanksio uar ne ligj nje vatk ngrenie eshte zbatuar 2 ose 3 here dhe eshte nderprere, ku ka shkuar ai fond....???
PërgjigjuPer dorezat dhe maskat jam dakort me Ty.Ndersa per te tjerat je tu fol sa per me than dicka.Sot per me shku be pune po kerkon makine,neser ndoshta kerkin qe tu paguajne karburantin.Po ne qe nuk e kemi fatin qe te punojme ne shtet,dhe e kemi punen po aq larg?,apo me taksat tona do te beni palle ariu Ju.Merreni lopaten dhe punoni 8 ore,pastaj do e shihni krahasimin.Do te ju duket lule-vere puna qe beni.(8 ore muhabet).Zakonisht njeriu nuk sheh me larg se hunda,por here pas here duhet pak qasje me realitetin.
Përgjigju