Në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do jenë efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar zbatimin e rregullave për shkak të COVID-19.
Ministrja e Mbrojtjes Xhacka ka postuar disa foto të efektivëve me shkrimin: ”Të gjithë bashkë, ju dhe ne, në zbatimin e PADISKUTUESHËM të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira.”
Ajo ka theksuar se ata kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dine, disiplinimin.
Ministrja ka theksuar edhe disa këshilla në lidhje me situatën.
1.Ndiqni këshillat e specialistëve
2.Respektoni oraret
3.Mbani rradhën në supermarkete e banka
4.Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri
5.Respektoni masat mbrojtëse në ambjentet publike
6.Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja
Gjithashtu ka shprehur mirënjohje për cdo efektiv të FA e Policisë së Shtetit të cilët janë në krye të detyrës në këto ditë të vështira për të gjithë botën.
Presidenti Meta ka shpërndarë postimin e ministres duke shprehur mirënjohje të thellë dhe falenderim për cdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës.
“Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari”, ka shkruar Meta krahas postimit.
Foto nga FA
Lajmi kryesor: