Fabio Cannavaro

Sport

Fabio Cannavaro rikthehet në Kupën e Botës pas 20 vitesh, emërohet trajner i Uzbekistanit

6 Tetor, 14:57| Përditesimi: 6 Tetor, 14:59

  • Share

TASHKENT - Ish-fituesi i Kupës së Botës 2006 me Italinë, Fabio Cannavaro, është emëruar trajner i Uzbekistanit përpara paraqitjes së parë të këtij vendi në finalet e Kupës së Botës në vitin 2026.

Cannavaro, 52 vjeç, zëvendëson Timur Kapadze, i cili e udhëhoqi Uzbekistanin drejt kualifikimit pas largimit të Srecko Katanec për arsye shëndetësore. Uzbekistani siguroi vendin e tij në turneun e zgjeruar me 48 ekipe me vetëm një humbje në 15 ndeshje gjatë raundit kualifikues, duke përfunduar i dyti në Grupin A me 21 pikë.

Ish-qendërmbrojtësi, i cili fitoi Kupën e Botës 2006 me Italinë dhe u paraqit 136 herë me të kaltrit, ka përvojë të mëparshme si trajner te Dinamo Zagreb, Udinese, Benevento, Al Nassr dhe klubet kineze Quanjian dhe Guangzhou Evergrande. Ai gjithashtu drejtoi shkurtimisht ekipin kombëtar të Kinës. Cannavaro u shkarkua nga Dinamo Zagreb në prill 2025 pas vetëm 14 ndeshjesh.

Ai do të shoqërohet në aventurën e re nga Eugenio Albarella si ndihmës trajner, trajneri i fitnesit Francesco Troise dhe trajneri i portierëve Antonio Chimenti. Karriera e Cannavaros si lojtar përfshin 118 paraqitje për Real Madridin, 128 për Juventusin dhe 74 për Interin, së bashku me fitimin e Topit të Artë 2006.

Uzbekistani tani është 'sy e veshë' nga ish-mbrojtësi i njohur për t'i udhëhequr në skenën më të madhe të futbollit, kur Kupa e Botës të fillojë në SHBA, Kanada dhe Meksikë vitin e ardhshëm (11 qershor - 19 korrik 2026).

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?