Fabrika e peshkut ndot fshatin në Lushnje, banorët: Nuk qëndrojmë dot në shtëpi, erë e rëndë

31 Gusht 2020, 18:08| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 18:23

  • Share

Një investim i bërë para së fundi në fshatin Allprenaj të Lushnjes në vend se të sillte zhvillim për zonën, ka sjellë ndotje.

Të gjitha mbetjet e fabrikës së peshkut "Nettuno SHPK" derdhen në kanalin vaditës që kalon pranë shtëpive.  Rreth 500 banorë të këtij fshati kanë ngritur zërin, duke u ankuar në të gjitha institucionet shtetërore, por deri më tani nuk kanë marrë zgjidhje.

"Ne kemi dy tre javë që kanë filluar këto. Jemi helmuar nuk dalim dot përjashta. As nuk hapim dot dritaret. Ministria ta zgjidhë këtë punë", thotë njëri nga banorët.

Ata kërcënojnë se nëse nuk do të merren masa nga Inspektorati i Mjedisit, do ta bllokojnë vetë punën e fabrikës.

"Çdo pisllëk, çdo llum që del nga andej kalon këtu në lagje. Jemi burra, pleq, gra. Ne do të jetojmë këtu dhe kemi vite që jetojmë. Na ka gjetur kjo fabrikë këtu", shprehet një banor.

Banorët theksojnë se nuk janë kundër investimeve private, pasi ato rrisin punësimin, por problem mbetet ndotja. Fabrika duhet ti nënshtrohet rregullave për trajtimin e mbetjeve dhe shkarkimeve në mjedis.

"Nuk jemi në kundërshtim që ia të mos hapë punë, të mos hapë biznes, se nuk duam që të prishen interesat e askujt, as të tonat as të atyre. Se atje punojnë motrat dhe vëllezërit tanë. Shteti duhet të bëjë diçka. Nëse shteti nuk bën diçka ne i kemi filluar këto protesta, por do t'i çojmë deri në fund. E fundit fare ne do të dalim dhe do të bllokojmë punëtorët që mos të vijmë më aty tek puna, se përndryshe nuk kemi çfarë të bëjmë" deklaron një banore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • meri: 31/08/2020 18:46

    Si nuk u be nji gje siç duhet ne kete vend,si mund t'i jepet leja per tu hapur ketij bysnesi,kur nuk ka shkarkim te mbetjeve,sipas standarteve EU,ku Ne kerkojme te shkojme.Ministri i Mjedisit ku behet.....?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?