Facebook dhe Instagram jashtë funksionit! Përdoruesit e rrjeteve sociale pa akses në platformë

5 Mars, 16:39| Përditesimi: 5 Mars, 17:25

  • Share

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri dhe në të gjithë botën po raportojnë se kanë probleme në përdorimin e aplikacioneve të ‘Facebook’ dhe Instagram.

Problemi i përgjithshëm i raportuar, është fakti që të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale janë nxjerrë nga llogaritë e tyre përkatëse dhe nuk mund të kyçen më.

Kompania 'META', nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me këtë problem që po hasin përdoruesit e aplikacioneve si ‘Facebook’ e ‘Instagram’.

Mediat e huaja shkruajnë se edhe në fillimisht problemet u raportuan nga përdoruesit e rrjeteve sociale në SHBA. Ndërsa ende nuk dihet se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë daljen jashtë funksionit të këtyre rrjeteve sociale në të gjithë botën.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?