Bota

Facebook: Do të heqim keqinformatat lidhur me vaksinën kundër COVID-19

4 Dhjetor 2020, 10:08| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 10:11

  • Share

Në një kohë që edhe Interpol ka ngritur shqetësimet për keqpërdorimin e vaksinës anticovid nga personat të ndryshëm me synime përfitimi.

Facebook ka deklaruar se do të heqë pretendimet e sajuara lidhur me vaksinën kundër COVID-19 nga platforma. Këto përpjekje ndërmerren në kuadër të një fushate për të luftuar përhapjen e keqinformimit lidhur me vaksinat.

“Kjo është një tjetër formë e zbatimit të politikës sonë për të luftuar  keqinformimet lidhur me virusin,” tha Facebook-u përmes një postimi në blog.

Vendimi, i cili ndikon edhe tek informatat që ndahen përmes platformës Instagram, merret ndërkohë që po fillon vaksinimi me vaksinën e parë për parandalimin e COVID-19. Britania fillon vaksinimin brenda disa ditësh, pasi u bë vendi i parë që i jep miratim emergjent vaksinës së prodhuar nga kompania Pfizer  dhe BioNTech.

Facebook-u ka marrë hapa të ngjashëm gjatë muajve të fundit, ku ka hequr 12 milionë postime me deklarata të pavërtetuara lidhur me Covid-19.  Facebook ka ndaluar gjithashtu reklamat që u bëjnë thirrje njerëzve të mos vaksinohen .

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?