Bota

Facebook do të lëshojë në qarkullim monedhën digjitale Libra

19 Qershor 2019, 12:22| Përditesimi: 19 Qershor 2019, 14:45

  • Share

Është folur shumë për të në muajt e fundit dhe këtë të martë u bë zyrtare. Kompania e mediave sociale Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra, e cila do të jetë më e madhja kriptovalutë.

Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp. Përpjekja për të vënë në qarkullim në internet një monedhë dixhitale alternative me ato aktuale, është mbështetur nga 27 kompani të tjera, ndër të cilat janë gjigandët e telekomunikacionit Vodafone, Ebay dhe kompanitë e pagesave Mastercard, Visa dhe PayPal, të gjithë bashkë-themelues, me të njëjtën fuqi vendimmarrëse.

Facebook tha se Libra do të menaxhohet në mënyrë të pavarur, dhe se pagesa me të do të ishte po aq e lehtë sikurse shkëmbimi i mesazheve.

Teknologjikisht e ngjashme me Bitcoin, Libra do bëjë të jetë e vlefshme për shumë njerëz që nuk kanë një llogari bankare por që zotërojnë një celular./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari dixhital: 20/06/2019 08:38

    Ne siguri kete monedhe duhet ta kete hedhur Ben Blushi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?