Komisioni Federal për Tregti i Shteteve të Bashkuara, ka miratuar përmes votimit me shumicë votash një gjobë prej 5 miliardë dollarësh për shkak të shkeljeve të rregullave të privatësisë që Facebook i ka bërë në rastin “Cambridge Analytica”.
Autoriteti federal amerikan ka filluar të hetojë në mars 2018 kur u zbulua se Cambridge Analytica për qëllime politike kishte ardhur në zotërim e të dhënave nga rreth 87 milionë përdorues të Facebook. Kjo është dënimi më i madh i imponuar ndonjëherë ndaj një kompanie hi-tech
Një goditje prej 5 miliardë dollarë godet Facebook-un për shkeljen e rregullave të privatësisë në rastin e Cambridge Analytica.
Gjoba, sipas Wall Street Journal, u vendos nga Komisioni Federal i Tregtisë (Ftc), autoriteti amerikan në këtë sektor
Kjo është gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë kundër një kompanie hi-tech.
Autoriteti kishte filluar të hetonte në mars të vitit 2018, kur u zbulua se Cambridge Analytica, për qëllime politike, kishte rënë në posedim të të dhënave të rreth 87 milionë përdorues të Facebook.
Deri më tani, gjoba më e lartë kundër një kompanie hi-tech, për shkelje të privatësisë ishte ajo që iu imponoua Google në vitin 2012, në rreth 22.5 milionë dollarë.
Facebook kishte lënë peng 3 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit për të përmbushur ndëshkimin e pritshëm.
Gjoba ndaj Facebook është e pashembullt por mbetet relativisht e lehtë për fitimet e mëdha të kompanisë.
Gazetat “Washington Post” dhe “Wall Street Journal”, raportuan se vendimi për ndëshkimin e rrjetit social u miratua me tri vota, ndërsa dy vota ishin kundër. Raportohet se ky vendim është mbështetur nga republikanët, ndërsa është kundërshtuar nga demokratët.
Komente

Nipi i David Rockefeller!!!
Përgjigju