I është ndaluar përdorimi I llogarisë në Twitter, Facebook dhe YouTube e megjithatë nuk ka mjaftuar kjo gjë, pasi së Facebook hoqi një video të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, nga faqja e nuses së tij, Lara Trump.
Gjiganti i mediave sociale e bllokoi Trumpin në janar, pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit në Uashington dhe akuzave të tij të vazhdueshme për manipulim të zgjedhjeve.
Lara Trump, bashkëpunëtore e re në Fox News, postoi një video të saj duke intervistuar ish-presidentin për një sërë çështjesh dhe më vonë Lara postoi një email që mori nga Facebook, duke e paralajmëruar atë për heqjen e intervistës. Facebook tha se intervista u hoq në përputhje me vendimin për bllokimin e Trumpit nga ky rrjet social.
Lara Trump, e cila është e martuar me djalin e ish-presidentit, Erik e postoi më pas intervistën në video-platformën Rumble.