Foto ilustruese

Bota

“Facebook” rrezikon një gjobë prej 1.63 mld $ pas sulmit të hakerëve

3 Tetor 2018, 05:00| Përditesimi: 3 Tetor 2018, 05:08

  • Share

Rrjeti social “Facebook” rrezikon të paguajë një çmim të lartë për sulmin e hakerëve të pësuar në ditët e fundit, gjë që ka ndikuar në rreth 50 milionë profile.

Bëhet e ditur se sipas “Wall Street Journal”, rrjeti social mund të paguajë një gjobë prej 1.63 miliardë dollarë në Evropë.

Mirëpo Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, i cili është autoriteti kryesor për privatësinë në Facebook, ka kërkuar në ditët e fundit sqarime mbi natyrën e sulmit.

Ndërsa gjoba do të vihej për “Facebook” nëse autoritetet do të gjenin ndonjë shkelje të standardeve evropiane.

Shqetësimi është se sulmi u zbulua të martën dhe goditi miliona llogari, por “Facebook” nuk është në gjendje të sqarojë natyrën e tij dhe rreziqet që ekzistojnë në këtë moment për klientët.

Kanë njoftuar autoritetet irlandeze.

Pyetja është, se si “Facebook” paraqet të dhënat dhe i bën ato të aksesueshme”, thotë Christopher Wylie, zbuluesi pas skandalit Cambridge Analytica, disa ditë më parë në Wired Next Fest në Firence.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?