Bota

Facebook, Whatsapp dhe Instagram 'vihen në punë' pas 6 orë ndërprerjeje, kompania: Shkak gabimi teknik gjatë konfigurimit! S'ka prova që të dhënat e përdoruesve janë kompromentuar

5 Tetor 2021, 08:38| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 14:05

  • Share

TIRANË- 3 rrjetet sociale, në pronësi të Mark Zuckerberg, Facebook, WhatsApp dhe Instagram pësuan një ndërprerje totale të shërbimit në të gjithë botën për më shumë se 6 orë.  Kompania ka bërë me dije se shkak ishte një ndryshim i gabuar i konfigurimit, e ndërsa shtuan se ky ishte "dështimi" më i madh që kishin parë ndonjëherë me 10.6 milion raporte problemesh në të gjithë botën.

Facebook tha se ndryshimi i gabuar i konfigurimit ndikoi në mjetet dhe sistemet e brendshme të kompanisë, të cilat e bënë shumë të vështirë zgjidhjen e problemit. Ajo që është ngritur në pikëpyetje, nisur edhe nga akuzat e shumta që kanë ardhur në drejtim të kompanive të Mark Zuckerberg, është se "se sigurta janë tashmë të dhënat tona, për të gjithë përdoruesit e këtyre mediave sociale". Në përgjigje të kësaj, kompania theksoi se "nuk ka asnjë provë që të dhënat e përdoruesve ishin komprometuar si rezultat i kësaj ndërprerjeje".

Themeluesi i Facebook u ka kërkuar falje të gjithëve.

" Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen në normalitet. Na falni për ndërprerjen sot - e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit për të cilët kujdeseni", tha ai.

Postimi i Mark Zuckerberg pas rikthimit në punë të rrjeteve sociale

Disa kompani konkurrente nuk i kanë kursyer ironitë.

"Përshëndetje dhe gëzuar të hënën", shkruan Tëitter.

Postimi i Twitter

Kjo ndërprerje totale vjen në një kohë kur 37-vjeçarja Frances Haugen ka hedhur sulme të forta në drejtim të Facebook. Në një intervistë për mediat, ajo rrëfeu se dha dorëheqjen këtë vit nga kompania pasi i kishte ardhur në majë të hundës me të, por kopjoi një sasi të mirë informacioni të brendshëm përpara largimit. Haugen i ndau me “Wall Street Journal”, të cilët kanë mbi tre javë që publikojnë materialin “Facebook Files”.

Frances Haugen

Në to thuhet se Facebook i qasej ndryshe të famshmëve, politikanëve dhe përdoruesve të profilit të lartë të këtij rrjeti social. Mbi ta aplikoheshin politika të moderuara, në ndryshim nga njerëzit e thjeshtë. Më pas, u shtua dokumenti që provonte se Instagram po ndikonte në shëndetin mendor të adoleshentëve duke krijuar një mjedis toksik për ta dhe se kompania ishte e vetëdijshme. Deri më tani, Facebook i ka mohuar të gjitha akuzat duke i përgënjeshtruar ato.

Ora 08:04
Bllokimi i Instagram, Facebook dhe What’s App për më shumë se 7 orë, ‘shpërthejnë’ meme-t në rrjet

Një rënie e rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe What's app  ka ndodhur pasditen e së hënës rreth orës 17:30. Përdoruesit raportuan probleme me hyrjet e llogarive, por edhe në  lidhjet me serverin dhe ngarkimin e përmbajtjes. 

Ndërkohë që përdoruesit e tyre kanë shprehur indinjatën në rrjet krijuar meme për të ironizuar problemet më platformën e kompanisë Facebook, që zgjatën më shumë se 7 orë.

Sipas ekspertëve, bllokimi shkaktoi një rënie me 5% të aksioneve të Facebook në bursë, përkthyer kjo në 7 miliarda dollarë humbje.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?