Fajësimi i Trump për trazirat në kongresin e SHBA, gjyqi nis të hënën

22 Janar 2021, 21:17| Përditesimi: 22 Janar 2021, 21:18

  • Share

Gjyqi i ish-Presidentit Donald Trump për fajësimin mbi rolin e tij në trazirat vdekjeprurëse të Kapitolit të SHBA do të fillojë javën e ardhshme në Senat deklarojnë përfaqësuesit demokrat. Të hënën, Dhoma e Përfaqësuesve do të dorëzojë akuzën e fajësimit në Senat, duke nisur zyrtarisht procesin e gjykimit.

Ndërkohë republikanët kanë kërkuar që dorëzimi i dosjes të bëhet më vonë, pasi kanë kërkuar kohë që të përgatiten. Dhoma e Përfaqësuesve javën e kaluar e akuzoi zotin Trump për nxitje të trazirave në Kongresin Amerikan, ku humbën jetën 4 qytetarë.

Kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, tha se tashmë dosja është në duart e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të hënën do të vendoset nëse Trump do të fajësohet apo jo.

Tashmë gjithçka është në duart e demokratëve dhe nëse ata nuk ndryshojnë qëndrimin e bërë publik më herët, Trump do të jetë nën akuzë dhe mund të pengohet të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Akuzat kundër Trump bëhen lidhur me protestat e dhunshme që u zhvilluan në 6 Janar. Presidenti kishte thirrur mbështetësit e tij në tubim, por nuk u bëri thirrje për qetësi kur ata nisën të hynin brenda Kongresit Amerikan, aty ku po certifikohej zgjedhja e Joe Biden.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?