Sara Hoxha është ‘arratisur’ jashtë Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushimesh. Motra e blogeres shqiptare Lori Hoxha nuk e ka marrë me vete djalin e saj Londonin dhe është pikërisht kjo gjë ajo që nuk e lë të qetë.
23-vjeçarja ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet në një vend mjaft të bukur, por me ‘fajin’ e mëmësisë. "Mund të duket sikur po e shijoj, por faji i mamasë/ ankthi i ndarjes nuk më lë,"- shkruan Sara. Megjithatë e motra Redia i ka ardhur në ndihmë, teksa i komenton se London është në duar të sigurta.
Komento
Komente
