Ilir Meta dhe Edi Rama

'Fake News-i' për mbetjet nga Italia në Shqipëri, Rama 'sulmon' Metën: Çfarë shëmtie, të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje për vendin ku të kanë bërë president

3 Tetor 2020, 10:21| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 11:19

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me "Fake news-in" e mbetjeve toksike, që trazoi politikën shqiptare, pas lajmit te publikuar në disa medie italiane se 1400 konteinerë me mbetje ishin nisur drejt vendit tonë për t'u groposur, lajm për të cilin akuzohet se është i përfshirë Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta.

Duke iu drejtuar Metës, Rama e ka quajtur një akt të shëmtuar të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar dhe president.

"Çfarë shëmtie! Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar", shkruan Rama në "Twitter".

Në qershor prokuroria italiane njoftoi se nga hetimet që ka bërë ka zbuluar se pas skandalit qëndron këshilltari i presidentit Meta. "Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit' të Ilir Metës", kështu deklaroi disa muaj më parë anti-mafia italiane.

Mes tetë personave të arrestuar në Itali për këtë skandal është edhe ish-senatori Sergio de Gregorio, pronar i faqes online "Pianeta Italia News", që prodhoi lajmin e rremë.

Anti-mafia italiane deklaroi më herët se "Ilir Kulla porositi fushatën kundër qeverisë shqiptare" në mediet e vendit fqinj. Fushata nisi në 2017-ën dhe asokohe u mbështet edhe nga opozita shqiptare.

Këshilltari i Metës ka qenë në Itali në 26 shkurt, ndërsa 2 ditë më pas faqja "Pianeta Italia News" botoi lajmin e rremë. Ai mbërriti në Itali 2 ditë para se të botohej shkrimi për ta ndjekur nga afër gjithçka në tentativën për rrëzimin e qeverisë shqiptare.

Ora 11:11
Presidenca i përgjigjet Ramës për 'Fake news-in' e mbetjeve: I publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, që të shmangë vëmendjen nga aferat skandaloze

Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama kundrejt presidentit Ilir Meta për "Fake news-in" e mbetjeve toksike për 1400 konteinerët që do niseshin drejt vendit tonë për t'u groposur, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga presidenca.

Tedi Blushi, zëdhënësi i Metës, i përgjigjet Ramës duke e akuzuar se "fake-news-in" e ka publikuar vetë kryeministri, sipas tij për të shmangur vëmendjen e publikut për shkeljet që po bëhen.

"Fake News-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.

Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.

Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.

Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian", shkruan Blushi.

Komento

Komente

  • Tani: 03/10/2020 16:08

    Mos U MERR ME KETE HALE O EDI RAMA,,,META ESHTE NJE QEN NE MORRA,,NJE ZGJEBS QE SHAN VENDIN E TIJ,,KUJTON SE NE NUK E NJOHIM KETE PIS NJERI.KETE KERME,.ASNJE TE MOS VOTOJE PER LSI KETE BANDE HAJDUTESH...

    Përgjigju
    • Gjytrymi: 03/10/2020 21:54

      O Tani,edi do merret me "kete halen" sepse ndryshe nuk i karikon militantet e mostres rilindje."Kete Halenë" e beri aleat me 2013 duke ngrene ngjala te vila e mutmetes lalez,pastaj kryetar kuvendi dhe ne fund sebashku me gramozrroçken e bene president. Keshtu keta kodoshe dine te shajne e beshtyjne,dine edhe ta lepijne njeri tjetrin kur ulin perden para publikut. Vete edi si kryeminister eshte teper i interesuar qe me cdo çmim te mbaje pushtetin dhe te asgjesoj çdo alternative tjeter qe bie ne kundershtim me interesat e tij,te likes,sales,lulit dhe tere grehines shteterore politike qe po ben kerdine prej 30 vjetesh. Te kater apo te dyzet figurat politike te siperme jane shkaktaret e degjeneruar qe po varferojne shqiptaret dhe veçanerisht Shqiperine nga shqiptaret.

  • meri: 03/10/2020 13:52

    Edi Rama na beri nji nder te madh qe kete MOSTER e beri president,dihet qe ky person eshte nji kryehajdut me damke ( kur je hajdut,ke aftesi te besh te gjitha te keqiat)por,ndryshe nuk do te kishim arritur,te njihmin personalitetin e turpshem ,dhe te maskuar,te ketij politikani veteran.

    Përgjigju
  • Erik: 03/10/2020 13:48

    Ku eshte drejtesia shqiptare, pse nuk e arreston Ilir Kullen me akuzen e cenimit te sigurise kombetare? Ilir Meta ky kancer i madh i demokracise shqiptare, bashke me Sali Berishen.

    Përgjigju
  • fiqo: 03/10/2020 12:06

    IM, ky njeri patetik që ska për të bo hajër naj herë. Iu bofshin helm ato lek që harxhon për anti-reklamë. Kam qënë vetë në Itali, ke barbona që dinë për këtë dhe jo institucione shtetërore si anti-mafia

    Përgjigju
  • LORA: 03/10/2020 11:48

    Nuk eshte shemti, eshte KRIM i faktuar, qe meriton dhe pret vecse ndeshkim.

    Përgjigju
  • Mala: 03/10/2020 11:32

    Shemtia e eprbaltjes se kombit dhe shtetit nga disa veprimtare e individ institucionesh poluitike e shteterore,eshte shendeerua ne perditshmeri te punes politike e shteterore, mes treresh edhe Ilir Meta,Salihu,Basha e klani i tyre,merren vetem kete pandershmeri rrenuese dhe perbaltjes se vlerave materiale e shpirterore kombetare.

    Përgjigju
  • YYY: 03/10/2020 10:41

    Ne fakt kryeshemtia eshte zgjedhja e IM President, dhe autori je Ti! Pra per demin qe i ke sjelle vendit duhet te paguash politikisht Edi Rama.

    Përgjigju
    • Beni: 03/10/2020 11:05

      Po pra, sikur ra nga qielli ky kopili jo sikur e beri ky president

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?