Faksimile/ Basha nuk ndal lobimet, 30 mijë dollarë për të takuar Matthew Palmer 6 ditë pas marrëveshjes për reformën zgjedhore

4 Gusht 2020, 17:15| Përditesimi: 5 Gusht 2020, 12:53

  • Share

Ndonëse nuk ka dha kurrë llogari para drejtësisë për burimin e shumave marramëndëse të dollarëve që pagoi për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, duket se vijon me avazin e vjetër, për të fituar akses përtej oqeanit, përmes kompanisë së kontraktuar për lobim “Sonoran Policy Group”.

Së fundmi, në deklarimet e fundit që kjo kompani ka bërë zyrtarisht në Departamentin Amerikan të Shtetit, dalin detaje të reja për sherbimet e ofruara ndaj Partisë Demokratike dhe qellimet e kësaj të fundit.

Siç provon ky dokument, Partia Demokratike ka kërkuar përmes firmës së lobimit që të realizojë një telefonatë me Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA. Kërkesa e PD për të kontaktuar me Palmer regjistrohet në 11 Qershor të këtij viti, vetëm 6 ditë pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore në vend.

Nga deklarimet e kompanisë rezulton se në 19 Qershor të këtij viti, PD i ka paguar asaj, faturën e shërbimit prej 30.000 dollarësh.

Kujtojmë që në 10 mars të këtij viti, kur bota dhe Shqipëria po përballej me pandeminë e covid19, PD nënshkroi një tjetër kontratë me “Sonoran Policy Group”, sipas së cilës do t’i paguante kompanisë plot 60 mijë dollarë.

Shpenzimet e Bashës të dokumentuara

Klikoni linqet për materialet:

6399-Exhibit-AB-20200320-40

6399-Supplemental-Statement-20200730-7/ Lexo

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 04/08/2020 21:32

    Hë mër kaçkavall. I nxorre lekët e durrës - kukës

    Përgjigju
  • Peci: 04/08/2020 20:40

    Ngeli duke kopjuar edi ramen. Cbente edi ne 2013 po i ben basha tani. Por harron qe eshte film i pare dhe i dale boje .basha eshte thjesht nje kopjac dhe genjeshtar i dobet

    Përgjigju
  • Cubi: 04/08/2020 18:16

    Paret e popullit ka 30 vjet qe shkojn per lesh. Te vazhdoj se ketu ska drejtesi. Ta tall ate ****** sic ka ber perher.

    Përgjigju
  • Populli shqiptar: 04/08/2020 18:09

    hajdutllik pa kufi............ Brenda dy muajve 2 vila nga oligarket qe Basha gjoja i shan. Ketu duhet te cohen te gjithe dhe sa me pare per te zhdukur njehere e mire keta hajdute ordinere qe kane marre peng shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?