Fakte të reja, 3 historianë me një botim për “Vatrën”! Beqir Meta: Raporti i panjohur i Nolit me Zogun dhe diktatorin Hoxha! Lobimi i Nolit në SHBA dhe OKB për njohjen e qeverisë moniste

1 Mars 2022, 20:13| Përditesimi: 2 Mars 2022, 09:10

  • Share

Nga Shpallja e Pavarësisë kur u themelua, e deri në vitin 1990, historianët Beqir Meta, Hasan Bello e Erjon Dervishi, sjellin historinë e “Vatrës” dhe të shqiptarëve në Amerikë. Fakte të reja arkivore, në këtë botim shpalosin historinë e figurat kyçe të saj të zhveshur nga këndvështrimi ideologjik. Ndër ta është edhe Fan Noli. Akademiku Beqir Meta tregon përpjekjet e diplomatit për të krijuar gjatë Luftës një qeveri në ekzil, e cila do të drejtohej nga kundërshtari i tij numër një.

"Noli fillimisht kishte mbështetur bashkë me Faik Konicën krijimin e një qeverie në Ekzil që gjatë luftës 2 ,pra në emigracion nën drejtimin e mbretit Zog. Qëllimi i kësaj ishte  për tu shërbyer interesave kombëtare sepse në kushtet e luftës rrezik  i madh që Shqipëri të mbetej e papërfaqësuar Kush do ti mbronte interesat e saj nën skakirën e diplomacisë", tha Beqir Meta.

Njohja e qeverive shqiptare, ishte një nga synimet kryesore të Nolit, për të cilin do të vijonte përpjekjet edhe pas Luftës, pavarësisht rrethanave të reja.

"Në fund të luftës kur u pa se po fitonte në Shqipëri Lëvizja Nacional Çlirimtare, Noli nis e mbështet qeverinë e Enver Hoxhës. Dhe kemi një mbështetje pa kushte që i bën kësaj qeverie që nga korriku nga vera e vitit 1944 e në vijim, kërkon me këmbëngulje nga departamenti amerikan i shtetit dhe nga organizata e Kombeve të Bashkuara kërkon që Shqipëria të pranohet që Konferencën e San Franciskos të njihet qeveria e saj", thotë historiani.

Në vitet ’46-’47, shkak i mosmarrëveshjeve bëhet mosnjohja e traktateve ndërkombëtare nga partia komuniste kundrejt kërkesave të Nolit për të revizionuar politikat me SHBA.

"Më tej Noli u fokusua vetëm në një çështje, të kundërshtimit të presionit grek , lëvizjeve propagandistike të saj për Shqipërinë e Jugut dhe për ndërhyrjen e saj për kishat ortodokse shqiptare në Amerikë", shprehet Beqir Meta.

Në rrethana të tilla, në vitin 1952 nisin artikujt e parë kritikë në gazetën dielli ndaj partisë komuniste, derisa prekin kulmin në 1958-ën, kur “Vatra” ndalon qëndrimin armiqësor ndaj Ballit, Legalitetit etj,. Në këtë periudhë regjimi urdhëron asgjësimin e saj. Ndërsa një vit më vonë, Nolit i hapet një dosje hetimore. Krahas mbikëqyrjes, ndaj tij ushtrohet presion i vazhdueshëm për ti shërbyer Partisë Komuniste, kërkesë të cilën ai e refuzoi. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aleksadros: 02/03/2022 05:27

    po diktatore quheni se e la vendin me gjithe ato fabrika e uzina ,nga nje populle analfabet e shkollje e beri me die dhe ja hodhet poshte donite zogune ate hajdutin me keqe se keta qe na hudheheqin sote shkoni pastroni streimet e bunkeret se po filloje lufta ku do futeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?