Fotofaktet/ Protesta merret peng nga Shtëpia e Lirisë, në podium dalin njëri pas tjetrit ithtarët e Berishës

12 Mars 2022, 12:56| Përditesimi: 12 Mars 2022, 13:09

  • Share

Protesta e nisur si qytetare për uljen e çmimit të naftës i cili u rrit nga lufta në Ukrainë, ka përfunduar në një proteste të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Protesta është marre peng nga Berisha-Meta dhe faktet flasin qartë për këtë.

Ata që kanë dalë në podium dhe kanë folur me të pranishmit kanë qenë ata që janë në Shtepinë e Lirisë. I pari e ka marrë fjalën Fatmir Merkoci, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD dhe një nga besnikët e Sali Berishës në protestën e dhunshme të 8 janarit te selia e PD.

Pas tij ishte Ilirjana Kuçana, e cila njihet si ithtare e Berishës. Ajo në çdo proteste të Berishës ka qenë në krah të tij, madje, edhe në zyrën e tij siç duket në foton e mëposhtme.

Por nuk mund tëmungonte edhe një ithtar tjetër i Berishës,  Arbër Kola i cili ka qenë aktiv në foltoret e Sali Berishës, ku ka shprehur mbështetjen për të. Ndërkaq, ishte një nga kryesorët në sulmin e selisë së PD-së më 8 janar të këtij viti.

Me tej, ka qene gazetari Bled Marku i Syri TV ,  i cili njihet botërisht si televizioni i Familljes Berisha, i cili rrëmbeu mikrofonin, mesa duket për të tejçuar mesazhin politik te doktorit.

Edhe Lorina Halilaj ishte një nga ato që mori mikrofonin në vazhdën e kësaj strategjie. Halilaj ka qenë në fushatë pjese e ekipit të monotirimit të medias në PD. Çfarë duhet të bëjë tjetër Sali Berisha për të treguar se këtë proteste ai e ka zënë për fyti? /Lexo.al

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redi: 13/03/2022 04:33

    Po te vesh re emm emm protesta jane vetem Rama dhe Veliaj dinin te benin. Cdo proteste tjeter eshte e "kapur". Apo pika mu ne ..

    Përgjigju
  • Iris: 13/03/2022 01:44

    Ku ka dicka te mire,ka dhe nje stinker ne mes.Nje protestues u perzu sipas /Shqiptares/ nga protestuesit kur futi politiken ne fjalim,keta jane treguar ose me te zgjuar duke mos i permendur politikanet,ose keshtu i kane udhezuar dhelperat Berisha e Meta,ndryshe aty kishin per t'i ngrene te gjalle,jo t'i linin te flisnin.Protestues kini kujdes nga keta gjarperinj.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 12/03/2022 15:40

    Po ti vije re protestuesit kendonin Edi Rama ka maru nen melodine e kenges ruse Kalinka.

    Përgjigju
  • Fatmira: 12/03/2022 15:38

    Po s’ka nevoje per foto fare se duket qellimi, protesta qytetare per uljen e cmimeve qe jane rritur ne gjithe boten me ulerimat e zakonshme rana ik dhe bekimet e presidentit pa dale ne rruge akoma.

    Përgjigju
  • Lik: 12/03/2022 15:02

    Po pse,kush i vuri autoparlantet? Ndonjeri qe i solli nga shtepia?

    Përgjigju
  • Maks: 12/03/2022 14:33

    Prandaj dhe un e parandjeve qe kjo protest do deshtonte Pash disa figura te korruptuara qe kan vjedh dhe grabit pasurit kombetare si ne protestat ne tiran dhe ne lushnje

    Përgjigju
  • Gradishta: 12/03/2022 13:12

    As më shumë e as më pak,si gjithmonë këlyshët e Saliut e Like floririt përdoren nga e keqja dhe flama e këtij kombi (Sali & Like ) për destabilizim të Shqipërisë në interes të Putinit dhe Vuçiçit,kthjellohuni ju protestues të ndershëm, mos u bëni mashë në duart e së keqes të madhe që tash 30 vjet në Shqipëri kanë vrarë,vjedhur,tradhëtuar e pirë gjak shqiptari.

    Përgjigju
    • Demokrati: 13/03/2022 13:36

      Klysha nuk jemi Ti je klysh i edit hajdutit qe e ka shit shqiperin bashk me ty

    • Eta: 12/03/2022 15:29

      Shum e saktë.Nuk kam komentë.I ke thënë të gjitha ????????????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?