Rreziku për sëmundjet e zemrës u rritën për ata që përjetuan vetminë dhe izolimin social! Ky është rezultati i një studimi nga Shoqata Amerikane e Zemrës, botuar në Journal of the American Heart Association. Sipas studimit, këto dy gjendje shoqërohen me një rritje prej 29% të rrezikut të sulmit në zemër dhe një rritje prej 32 % të rrezikut të goditjes në tru ose vdekjes nga secila sëmundje.
"Më shumë se katër dekada kërkimesh kanë treguar qartë se izolimi social dhe vetmia janë të dyja të lidhura me efekte negative shëndetësore. Duke pasur parasysh prevalencën e distancimit social në të gjithë SHBA-në, ndikimi në shëndetin publik është mjaft domethënës”, tha Crystal Wiley Cené, kryetar i grupit kërkimor dhe profesor i mjekësisë klinike dhe shef i barazisë shëndetësore, diversitetit dhe përfshirjes në Shkollën e Mjekësisë.
Hulumtimet nga Universiteti i Harvardit e përshkruan Gen Z (18-22 vjeçarët e sotëm) si brezin më të vetmuar. Përdorimi më i madh i mediave sociale shihet si shkaktari kryesor për pjesëmarrje më të vogël në aktivitetet në grup.
Pandemia sigurisht që e përkeqësoi situatën, veçanërisht për të rinjtë, të moshuarit, gratë dhe për personat ekonomikisht më të dobët, pasi distancimi social për një kohë të gjatë ishte një domosdoshmëri për të gjithë planetin.