Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Unversitetin e Shkodrës

Politikë

“Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, është godina e parë që çlirohet”/ Beci: Aksioni do të vazhdojë edhe në ndërtesat e tjera të Universitetit të Shkodrës

30 Shtator, 15:24| Përditesimi: 30 Shtator, 15:30

  • Share

Pasi paralajmëroi pak ditë më parë se hapësirat publike pranë Universitetit të Shkodrës, do të pastrohen dhe do t’i kthehen studentëve, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, ka ndarë pamjet nga aksioni.

Në një postim në Facebook, Beci shkruan se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, është godina e parë që çlirohet për qytetarët dhe studentët

Ndërsa shkruan më tej se ky model do të ndiqet në të gjitha godinat e tjera të Universitetit të Shkodrës.

“Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, është godina e parë që çlirohet nga rrethimet dhe barrierat për qytetarët dhe studentët.

Ky model do të vijojë në të gjitha godinat e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi””, shkruan Beci në Facebook.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?