Margot Robbie po fiton para të mëdha për rolin e saj në ‘Barbie’, filmi më i komentuar i momentit. Producentja e filmit hit të verës do të përfitojë rreth 50 milionë Dollarë nga fitimet, sipas “Variety”. Burri i saj Tom Ackerley është gjithashtu producent në film.
Regjisorja dhe bashkë skenaristja Greta Gerëig do të marrë gjithashtu bonuse të majme nga filmi.
Barbie deri më tani ka tejkaluar 1 miliardë dollarë fitime, duke e bërë Greta Gerëig regjisoren femër me fitimet më të larta të një filmi live-action. Filmi kaloi kaloi në krye të Captain Marvel të 2019-ës.