Politikë

‘Falë Bardhit’, Rama në aktivitetin e UBT: Sallakut domethënë, se këta bardhët e djathtë....

22 Korrik, 11:15| Përditesimi: 22 Korrik, 14:05

  • Share

Kryeministri Edi Rama, teksa po fliste për rektorin Fatbardh Sallaku, nuk kurseu thumbat edhe për opozitën. Duke përmendur bashkëpunimin me rektorin, tha se "falë Bardhit, Sallakut dmth që të mos ngatërrohemi se këta bardhët e djathtë janë lloj lloj", duke iu referuar Gazment Bardhit të Partisë Demokratike. 

“Kështu kemi jo një konsulent por bashkëudhëtarë që i di të gjitha dhe falë Bardhit, Sallakut dmth që të mos ngatërrohemi se këta bardhët e djathtë janë lloj lloj. Po ky është bardh i ndriçuar nuk është...ne arritëm që të kemi një reformë që ka bërë diçka radikale. Ka spostuar procesin e bërjes së kurrikulave nga duart e shefave të departamenteve dhe atyre që e kanë kontrolluar këtë proces për mirë apo për keq ose të dyja bashkë.", u shpreh ai. 


Lajmi kryesor:

'Reformë reale në UBT', Rama: E çliruam nga 'pushtuesit', na duhen njerëz të ditur! Universitetet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?