Këngëtari Ylli Limani dhe modelja Ada Deda

VIP & Spektakël

'Faleminderit që ishe pjesë', vajza e ish-deputetes demokrate shfaqet krah Ylli Limanit (Foto)

17 Korrik 2018, 08:24| Përditesimi: 17 Korrik 2018, 08:43

  • Share

Një ditë më parë këngëtari shqiptar publikoi projektin e tij të fundit, këngën me titull "Prej se jena nda". Për të realizuar klipin Ylli Limani kishte zgjedhur Ada Dedën, vajzën e ish-deputetes demokrate, Albina Dedës. Të gjitha ata që kanë parë klipin e kanë njohur bukuroshen pasi Ada është mjaft e famshme në rrjetet sociale dhe ndiqet nga mijëra njerëz. 

Vetëm pak orë pas klipit këngëtari publikoi një foto me 19-vjeçaren dhe e falenderoi për pjesëmarrjen e saj në klip. "Faleminderit Ada që ishe pjesë e këtij projekti,"- shkruan Ylli. Të njëjtën foto e karipostuar modelja dhe ka falenderuar këngëtarin dhe shtëpinë diskografike.

(Foto e publikuar nga Ada)

Më parë, Ada ka patur eksperiencë edhe si modele e prezantuese në “Miss Universe Albania”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?