Falen të gjitha gjobat e vendosura gjatë 7 muajve të pandemisë COVID! Lekët në llogari brenda 15 nëntorit! Kthehen makinat dhe patentat e bllokuara

8 Tetor 2020, 10:00| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 15:00

  • Share

TIRANË- Të gjithë "të pabindurit" që kanë shkelur masat anti-COVID përgjatë 7 muajve, përfshirë këtu edhe kur vendi ka qenë në karantinë totale, janë falur!

Qeveria me Akt Normativ ka vendosur që të falen gjobat, të kthehen makinat dhe patentat e bllokuara. Gjithashtu, falen edhe gjobat e vendosura ndaj familjeve të prekura nga 2 tërmetet (21 shtator dhe 26 nëntor 2019)  për shkeljet gjatë kryerjes së punimeve. Bëhet fjalë për gjobat e vendosura nga 17 prilli deri në 7 tetor 2020.  

Mësohet se institucionet përkatëse duhet të përgatisin para datës 30 tetor listën e personave që janë ndëshkuar dhe do duhet t'u kalojnë paratë në llogaritë përkatëse jo më larg se data 15 nëntor.

Ky vendim hyn menjëherë në fuqi.

Vendimi i plotë i qeverisë
1. Falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, nga data 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020.

2. Falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore ndaj familjeve të dëmtura nga fatkeqësitë natyrore, tërmetet e datave 21 shtator dhe 26 nëntor 2019, për shkeljet e konstatuara gjatë kryerjes së punimeve për riparimin/rindërtimin e banesave individuale

Kthimi i detyrimit të masës administrative me gjobë

1. Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administrative me gjobë, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma, me urdhër të nëpunësit të parë autorizues, dhe kalohet në llogarinë bankare të subjektit përfitues ose, në mungesë të saj, kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues.

2. Të gjitha institucionet shtetërore, të cilat kanë ushtruar autoritetin e vendosjes së masës administrative me gjobë, duhet të përgatisin listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 tetor 2020.

3. Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur masën administrative me gjobë të bëhet brenda datës 15 nëntor 2020.

4. Mënyra dhe rregullat e hollësishme të kthimit të shumave të paguara përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

5. Në rastin e gjobave të vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas pikës 2, të nenit 1, të këtij akti, të gjitha strukturat përkatëse duhet të dërgojnë listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administrative. Mënyra dhe rregullat e hollësishme për zbatimin e faljes dhe kthimin e shumave të paguara, sipas përcaktimeve të këtij akti normativ, përcaktohen nga këshilli bashkiak.

Neni 3

Kthimi i lejeve/licencave dhe i mjeteve të bllokuara, në zbatim të masave administrative

1. Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2, të këtij akti normativ, si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 nëntor 2020 te subjekti përfitues.

2. Ngarkohen titullarët e secilit prej institucioneve shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, që kanë vendosur masa administrative sipas këtij neni, të nxjerrin udhëzimet përkatëse për përcaktimin e mënyrës së kthimit të detyrimit të falur".

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 08/10/2020 21:45

    313 ka te drejte. Akti normativ ka qene jashte kornizes ligjore, prandaj dhe gjobat kane qene te rregullta. Shume pak e dine kete fakt

    Përgjigju
  • Alb: 08/10/2020 16:26

    Qeveri kartoni opozit plasmasi ishalla i vin mend ketij populli edhe ta kthej permbys kete vend se ndryshe nuk behet.

    Përgjigju
    • Dik: 08/10/2020 18:29

      Amin

  • Papi: 08/10/2020 15:09

    Tani kur themi qe jane terhequr patentat sepse kishe thyer karantinen duke ecur ne kembe kur e degjova nuk e besoja se ishte e vertete Pra ne shqiperi jane terhequr patenta duke qarkulluae ne kembe vetem me kete ligj qeveria do duhej te ikte nga syte kembet kur rama te kaloje kyfirin eshte pyetja e pare qe do i bej natyrisht jo ne gjuhen shqipe Nqs do shohim punen e qeverise ne vite ka humbur me shume kohe duke hequr ligje qe vete ka miratuar sesa ka punuar

    Përgjigju
  • alfonsi: 08/10/2020 12:30

    jam alfonsi spiun dhe lanagaraq gjemova nje me vrap dhe i vura gjobe ca tani do i falet atij po une we bera gjithe ate vrap per te kryer detyren

    Përgjigju
  • alo alo: 08/10/2020 11:35

    Dmth ata qe nuk respektuan Ligjin e miratuar nga po kjo qeveri duke na rrezikuar te gjitheve si qytetare po falen ??? Ata qe me papergjegjshmerine e tyre na detyruan, te gjithe ne te tjereve, te qendronim mbyllur duke shkaterruar ekonomine tone, po falen ? Nese ata nuk do dilnin, virusi nuk do perhapej, karantinimi do ishte me i shkurter dhe si pasoje, gjendja ekonomike do ishte me e mire per te gjithe ne por perseri ata nuk paguajne demet qe na kane shkaktuar ?? Te lumte Edi Rama e paske nda me Lulin qe do beni rrotacion pushteti.

    Përgjigju
    • Latif: 08/10/2020 18:29

      Ata brodhen gjithsesi dhe ne cdo vend te botes, nuk patem vetem neve te tilla probleme. Puna eshte pse ne te tjeret i respektuam????

    • joni: 08/10/2020 16:02

      ik o trap se sja jap voten ktij qe na mbylli, as me motivacionin se po me kthen parate. ktij ja jep ti dhe gjith mendjembyllurit e ketij vendi

    • alo alo: 08/10/2020 12:32

      Cfare pergjigje me nivel te larte inteligjence nga 'joni'. Lexues te nderuar, tek 'joni' mund te shikoni se si hidhen ne aksion sufllaqexhinjte e Partise. Per keta nuk ka rendesi ligji por pushteti. Arsyeja e vetme se pse nuk behet Shqiperia.

    • Albi socjalisti: 08/10/2020 12:17

      Ska rendesi sa njerez humben jeten nga papergjegjshmeria sociale e disave,ajo qe ka rendesi per ne ,eshte vota e tyre ne zgjedhjet qe po vijne.... Gjithsesi ligjin e ben Maliqi

    • joni: 08/10/2020 11:54

      ik o trap mbyllu prap

  • Rigja: 08/10/2020 11:19

    Keshtu mbillet kultura e pandeshkimit.., qe neser tia lejojne dhe vetes,keta qe bejne sot keto rregulla

    Përgjigju
  • Fatmir: 08/10/2020 10:40

    O Edi Rama.Hiqi dhe gjobat e ILDKPI qe kane vene gjakpirsit e Cim Ganes kujt nuk i jepte lek

    Përgjigju
  • 313: 08/10/2020 10:37

    Kane qene gjoba te jashtligjshme nuk ju ka fal gjë o budallenj!

    Përgjigju
    • Agim Cupja: 08/10/2020 10:49

      pas dates 17 prill... ka qene me ligj qe cke me ate pune se hyne ne kodin penal dhe rrugor...

  • Agim Cupja: 08/10/2020 10:34

    E pakuptimte... Sic u be dhe me energjine elektrike... Pse ne te tjeret qe respektuar ligjin cfare perfituam?

    Përgjigju
  • timi: 08/10/2020 10:08

    ky shtet per vota heq dhe breket

    Përgjigju
    • Loni: 08/10/2020 11:01

      Po mos Beni ligje pra ore mizerje politike. Mrekullia e vitit elektoral... O vejini o mos I veni. Gjths ne favor te gjithe atyre rebeleve te ketij kombi qe nuk rrinin ne shtepi.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?