Sali Berisha

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të

27 Nëntor, 18:33| Përditesimi: 27 Nëntor, 18:35

  • Share

Të fortë janë ata që e dëgjojnë Berishën. Pastaj ata që e besojnë, janë histori tjetër. Tentova të dëgjoj konferencën e tij.

Që në pyetjen e parë të gazetarit, pra në 60 sekondat e para, e fillon me gënjeshtra dhe mashtrime.

“Në jetën time, tha, nuk kam paragjykuar dhe nuk kam sulmuar asnjëherë atë që nuk njoh. Këtë gjë kam bërë edhe me gjyqtaren, të cilën e falënderova”.

Në fakt, e tërë jeta politike e Berishës është ndërtuar mbi të kundërtën e kësaj që thotë. Madje, edhe ndaj gjyqtares, ai, njerëzit e tij, televizioni i familjes së tij, nuk kanë lënë gjë pa thënë.

Sot nuk ka ndodhur asgjë. Vetëm pasi t'u dalë dehja, do ta kuptojnë se PD sot është më e vogël se dje dhe alibia e humbjes do të jetë edhe më e vështirë me Berishën nëpër rrugët e Shqipërisë, që nuk do të bëjë gjë tjetër vetëm se do të mobilizojë dhe inkurajojë edhe më shumë votën kundër tij.

Meqenëse jemi te gjyqtarja në fjalë, që Berisha tha që nuk e kishte sulmuar kurrë, sepse nuk e kishte njohur, po ia risjellim në kujtesë Berishës dhe njerëzve të tij, se po të besojmë atë që ka thënë Doktori në datën 17.10.2024 për gjyqtaren e vlerësimit të masës së arrestit, vendimi i sotëm nuk ka ardhur si rezultat i qëndresës, por i drejtësisë së kontrolluar nga Edi Rama. (Namir Lapardhaja)

***

Deklarata e Berishës, më 17 tetor, në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus:

Ç’mendim keni ju për gjyqtaren Flojera Davidhi? Mendoni se do të marrë një vendim të drejtë?

Berisha: Unë mendoj se drejtësia është e kontrolluar plotësisht nga Edi Rama. Nuk kam asnjë lloj iluzioni. Unë mund t’ju them ju se në këtë dosje ka nga ana e administratës shtetërore asnjë shkelje ligjore. Nga dhjetëra zyrtyarë që kanë firmosur dokumentat, nga 93 deri në 2009 nuk ka asnjë në ndjekje penale sepse kanë zbatuar ligjin. S’e njoh fare. Unë kam qenë i shkëputur, nuk njoh.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?