Kronikë

Falja e Fitër Bajramit në sheshin 'Skënderbej'/ Ish-myftiu i Tiranës: Distanca vështirë të ruhet, do shpërndajmë maska anti-COVID për besimtarët

12 Maj 2021, 20:45| Përditesimi: 12 Maj 2021, 20:54

  • Share

TIRANË- Distanca sociale do të jetë e vështirë për t'u mbajtur ditën e nesërme në sheshin 'Skënderbej' gjatë faljes së Fitër Bajramit, e megjithatë, besimtarëve do t'u shpërndahet maskë, si një ndër masat kryesore për t'u mbrojtur nga COVID. Ish- myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i ftuar në "Studio Live" në Report Tv, tha se në ndryshim nga vitet e kaluara, kësaj here besimtarët janë më të çliruar nga frika e pandemisë.

"Kemi një frymëmarrje dhe besimtarët janë të më çliruar, kanë një vetëbesim më të madh. Shpërndarja e maskave është e mundshme, do të shpërndahen maskat për besimtarët, por distanca do jetë e vështirë se në atë masë të madhe të besimtarëve, por mendoj se besimtarët janë të ndërgjegjshëm që të mund të respektojnë. Shpresojmë që të jetë ditët e fundit që detyrohemi të mbajmë maska, apo distanca, një lloj kufizimi apo diskriminimi fizik. Ajo që e bën të gjithin, është demonstrimi paqësor i një rituali të kamotshëm të Bajramit në sheshet tona, për të kryer këtë ritual që nuk zgjat më shumë se 45 minuta", tha Gurra.

Ish- myftiu shtoi se iftaret familjare kanë rikthyer atmosferën e bukur të kësaj feste, që kishte munguar vitin e kaluar, teksa vuri theksin edhe në aktin bamirës, të sadakasë.

"Cilido që ka agjëruar apo jo këtë pjesën e aktit bamirës ta jap para faljes që të bëhet shkak për të gëzuar një familje, se cenon shenjtërinë e agjërimit. Krahasuar me vitet që shkojnë, pati një tjetër shkëmbime vizitash, sigurisht brenda një suaze të ruajtjes së masave. Kanë qenë iftare familjare, të kufizuara, apo rreth 20-30 dhe rrallë institucioneve që mund ta kenë zgjeruar, por duke ruajtur masat. Ka rikthyer atmosferën e gjallë shumë vëllazërore në sofra apo tryezat e iftarëve kudo në vend, ç'ka besimtarët i ka bërë më dashamirës dhe më me shpresë", tha Gurra.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Coli i Sajes: 13/05/2021 08:16

    pse s'faleni ne Xhami ore te mjere. Po lini name duke u fal rruges sikur te ishit endacake. Lini vendet publike lire dhe faluni ne objekte fetare.

    Përgjigju
  • Agjenti: 12/05/2021 23:33

    Se mos mbuloni bustin sic e bete vjet

    Përgjigju
  • Arbëreshi: 12/05/2021 21:08

    Faluni në Xhami,mos bllokoni Sheshet e rrugët publike....!s'na duhet predikimi në Arabisht...,prediko e këndo Shqip!..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?