Aulon Kalaja në SPAK

Kronikë

Falja e gjobave nga qeveria/ SPAK vendosi mosfillimin e hetimit për kallëzimin, kandidati Aulon Kalaja e ankimon

16 Qershor, 13:34| Përditesimi: 16 Qershor, 15:37

  • Share

Kandidati për deputet i PD-ASHM në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, ankimoi vendimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për mosfillimin e hetimeve, sa i përket kallëzimit të tij lidhur me vendimin e qeverisë për të falur gjobat përpara zgjedhjeve.

Kalaja u paraqit në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion teksa ankimi i tij pritet të regjistrohet në GJKKO, ku më pas do hidhet shorti elektronik, për të caktuar edhe gjyqtarin që do shqyrtojë kërkesën e tij.

Kalaja depozitoi kallëzim në SPAK më 27 maj të këtij viti, pasi sipas tij vendimi i qeverisë ndikoi në mënyrë të drejtëpërdrejtë në zgjedhje.

Vendimi i qeverisë parashikonte shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015, deri më 30 nëntor 2024.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?