Falja e kamatëvonesave/ OSHEE: Deri tani 25 mijë përfitues...do të falen 135 mln $

4 Maj 2020, 15:46| Përditesimi: 4 Maj 2020, 17:27

  • Share

TIRANË- 25 mijë abonentë familjarë dhe biznese kanë përfituar deri më tani nga falja e kamatëvonesave të energjisë elektrike. Në kuadër të masave të ndërmarra nga OSHEE për të përballuar pandeminë ishte edhe falja e detyrimit të papaguar për të gjithë qytetarët që nuk kishin një aktmarrëveshje të lidhur me OSHEE për shlyerjen e detyrimit, si dhe riskedulmi i aktmarrëveshjeve lidhura nga konsumatorët për të shlyer borxhin me këste.

90,194 abonentë, prej të cilëve 88,518 janë familjarë dhe pjesa tjetër subjekte biznesi, që kanë pasur një aktmarrëveshje me OSHEE për shlyerjen me këste të borxheve të akumuluara, krahas pagesës së faturës mujore, iu reduktua kamata dhe do të paguajnë vetëm 2000 lekë në muaj dhe jo më 2500, 2800 apo 4200 lekë në muaj.

Po ashtu përfituan edhe familjet në nevojë, pensionistët dhe të papunët, që nuk do të paguajnë më 1200 ose 1800 lekë/muaj por vetëm 100 lekë në muaj.  Këtyre kategorive iu është ulur kësti për detyrimet deri në 31 dhjetor 2019.

Ndërsa kategorisë tjetër ku bëjnë pjesë 137 mijë abonentë, janë ata që nuk kanë një aktmarrëveshje të nënshkruar me kompaninë për shlyerjen e detyrimit të mbartur. Kësaj kategorie do ti falen deri në 30 qershor të këtij viti të gjitha detyrimet e akumuluara deri më 31 dhjetor 2019. 

Në total janë rreth 227,568 abonentët që përfitojnë dhe shuma totale e falur e kamatëvonesave arrin në 15,8 miliard lek ose mbi 135 milion USD.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aktmarveshja: 05/05/2020 15:47

    Shtet plehrë, si gjithmonë e hëngrën ata që bënë aktmarveshje dhe që kanë 6 vjet që paguajnë cdo muaj nga 25000 lekë plus faturën mujore, kurse ata pa aktmarveshje ju falen të gjitha detyrimet. Bukur na i fute Edi Rama, herën tjetër K.. N ke per te na marrë vota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?