Falja/ Ja si shkelësit do të marrin mbrapsht lekët e gjobave, mjetet e sekuestruara, lejet e licencat, si veprohet nëse s'keni llogari bankare

18 Prill 2020, 16:37| Përditesimi: 18 Prill 2020, 17:55

  • Share

Një ditë pas vendimit për faljen e të gjitha masave ndëshkuese me gjobë, sekuestrime etj., gjatë kohës së epidemisë, publikohen edhe procedurat e kthimit pas të gjobave dhe mjeteve të sekuestruara për shkelësit. Së pari, në vendimin e fundit, të botuar sot në Fletoren Zyrtare, theksohet falja e të gjitha masave ndëshkuese të vendosura nga autoritetet shtetërore, pa asnjë dallim, nga fillimi i epidemisë deri në datën 17 prill 2020, duke përfshirë edhe pezullimin e lejeve dhe licencave.

Akti normativ parashikon që gjoba e paguar nga individi, i kthehet këtij të fundit në llogarinë bankare. Paratë do të merren nga buxheti i institucionit, i cili ka arkëtuar shumën e gjobës, gjithnjë nëse gjoba është paguar. Personat që e kanë paguar gjobën dhe nuk kanë një llogari bankare, do të kontaktohen nga institucioni përkatëse që u ka vendosur gjobën, duke u kthyer paratë mbrapsht.

Të gjitha institucionet shtetërore duhet të bëjnë gati listat e personave ndaj të cilëve është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj, brenda datës 30 prill 2020. Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të personave të gjobitur bëhet brenda datës 15 maj 2020. Ministrat, bazuar mbi këtë akt normativ, do të hartojnë udhëzime më të hollësishme për kthimin e vlerës së gjobave.

Po si do veprohet me sekuestrimet? Akti normativ parashikon që të gjitha lejet, licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet t’u kthehen individëve apo subjekteve brenda datës 15 maj 2020. Titullarët e secilit prej institucioneve shtetërore, që kanë vendosur masa administrative për bllokimin e mjeteve apo pezullimin e licencave dhe lejeve, duhet të nxjerrin udhëzime të posaçme për zbatimin e këtij akti normativ. Përfshirja e lejeve dhe licencave në aktin normativ, nënkupton se në faljen e vendosur nga qeveria, përfshihen edhe bizneset.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Uku Momlit: 18/04/2020 16:49

    Po gjobat/taksat lokale qe u ka vene pensionisteve dhe invalideve ne faturen e ujit per muajin Mars 2020 ne Elbasan,496 leke,si do bej Kryeministri,do tua rikthej??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?