Avokati Marash Ibraj

Kronikë

Falsifikimi i pronave, avokati i Ndokës: Klienti im mohon akuzat, nuk ka lëshuar asnjë akt

22 Tetor 2018, 14:38| Përditesimi: 22 Tetor 2018, 14:49

  • Share

TIRANË- Ditën e djeshme policia ka arrestuar në Lezhë, ish-deputetin socialist Arben Ndoka. Në një prononcim për Report Tv, avokati i tij, Marash Ibraj është shprehur se klienti i tij i mohon kategorikisht akuzat.

Sipas Ibrajt, Ndoka shprehet se ai akuzohet për falsifikim dokumentesh, në një kohë kur ai nuk ka ushtruar asnjë funksion zyrtar.

Klienti im Arben Ndoka ka mësuar se akuzohet për falsifikim. Ai nuk ka pasur asnjë post funksionari që të mund të falsifikonte firma, ai ka qënë thjesht përfaqësues i popullit. Nuk ka lëshuar asnjë akt. Si mund të akuzohet për këtë gjë? Klienti im e kundërshton kategorikisht çdo akuzë.

Marash Ibraj, avokati i Arben Ndokës

Ish-deputeti Arben Ndoka akuzohet për falsifikim të dokumenteve në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në qarkun e Lezhës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?