Kronikë

Korrupsion për përfitim pronash, SPAK bastis zyrat e Kadastrës në Tiranë, 3 sekserë në pranga, 2 zyrtarë me detyrim paraqitje, pezullohet punonjësi i ASHK-it, 1 në kërkim

26 Korrik 2021, 19:23| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 23:52

  • Share

'Ndërmjetësi' është operacioni i rradhës i SPAK që vijon të godasë korrupsionin në nivele të zyrtarëve të lartë. Sot së bashku me Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë zhvilluar një aksion në zyrat e Kadastrës rajonale në Tiranë duke shoqëruar disa zyrtarë. Në pranga kanë rënë 3 persona, 2 zyrtarë janë lënë në detyrim paraqitje, një është pezulluar nga detyra, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuar janë Gazmend Canaj, 49 vjeç, Admir Burri., 44 vjeç, Neritan Bablusha, 52 vjeç, të 3 të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”. Report Tv mëson se ata kryenin rolin e detyrës së sekserit, me qëllim tjetërsimin e pronave.

Ndërkohë është pezulluar nga detyra zyrtari Panol Nikolla, 39 vjeç me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike”. Për zyrtarët B.H, 59 vjeç dhe G.B, 58 vjeç është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje pasi janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Në kërkim është shpallur “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policine gjyqesore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” . Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije se janë dhënë disa urdhëra ndalimi dhe të tjerët pritet që të ekzekutohen në vijim.

SPAK deklaron se ky është një operacion që godet funksionarë publikë që shpërdorojnë detyrën dhe kosumojnë elementë të korrupsionit. Dyshimet janë për falsifikim dokumentesh për përfitim pronash duke marrë edhe para. Hetimi ka disa muaj që ka nisur dhe bëhet fjalë për prona në kryeqytet. Prokurorja që drejton operacionin është Dorina Bejko e emëruar 3 ditë më parë në SPAK. Ndërkohë që operacioni është ende në zhvillim.

SPAK ka nisur me vrull punën gjatë kohëve të fundit ku goditjen e zyrtarëve e ish zyrtarëve të korruptuar në nivele të larta duket se po u vjen fundit pandëshkueshmërisë së tyre. Një tjetë operacion ēshtë zhvilluar disa ditë më parë ku pas hetimeve të SPAK, Gjykata e Posaçme ndaj Korrupsionit ka vendosur ‘arrest shtëpie’ për ish zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila akuzohet se ka përfituar para dhe të mira materiale për të punësuar një grua.

Ora 22:11
Operacioni për pronat në Kadastër, pamje gjatë shoqërimit të të arrestuarve në polici

 

Këto janë pamjet e shoqërimit të zyrtarëve dhe personave të tjerë të arrestuar në kuandër të operacionit “Ndërmjetësi” të ndërmarrë në Kadastrën rajonale Tiranë.

Ora 21:09
Operacioni 'Ndërmjetësi', policia jep detaje: 3 të arrestuar, 2 zyrtarë të Kadastrës detyrim paraqitje, 1 i pezulluar nga detyra dhe 1 në kërkim

Policia ka dhënë detaje lidhur me operacionin e SPAK në kadastrën e Tiranës. 

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Ndërmjetësi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit  Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë nën drejtimin e SPAK.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorise Vendore të Policise Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2021, pas një punë intensive disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Ndërmjetësi".

Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi  i urdhërave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve:

Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Neritan Bablusha,52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”;

Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqesore” ndaj personave  nën hetim:

B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”;

G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtërngues  “Pezullimi i ushtrimit të detyres apo shërbimit publik” ndaj personit nën hetim:

Panol At-Nikolla, 39 vjeç,  banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur cakatimin e masës së sigurimit personal me karakter shtërngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policine gjyqesore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike” .

Materialet proçeduriale i‘u kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të shtetaseve të sipërcituar, për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne fuksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne fuksione publike”.

Ora 20:35
Aksioni në Kadastër, zbardhen emrat e të arrestuarve,1 i pezulluar nga detyra! Korrupsion për pronat në Tiranë

Gazetari i Report TV Sokol Demaj ka zardhur emrat e të arrestuarve në Kadastrën rajonale Tiranë gjatë operacionit të SPAK. Gazmend Canaj, 49 vjeç,  Admir Burri., 44 vjeç, Neritan Bablusha,52 vjeç, të 3 të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike” janë lënë në burg. Ndërsa Panol Nikolla i cili është shoqëruar është pezulluar nga detyra. Për këtë të fundit nuk është prerë fletë arresti. Ky operacion ka nsiur disa muaj më parë dhe bëhet fjalë për prona në Tiranë.

 

 

Komento

Komente

  • Timi: 27/07/2021 10:57

    Vetem me u marr me krimet e prones duhet nje sistem gjyqesor i vecante nga ky qe eshte. Jane krime pafund. Tirana wshte kupola e krimit ne te gjithe shqiperine

    Përgjigju
  • Dimri: 27/07/2021 06:18

    Pse i kamufloni pamjet video te ketyre ordinereve ????? SPAK te lutem eja ne Vlore sa me pare dhe kethehe kadastren ne paraburgim sepse jane te gjithe per tu futur brenda duke filluar nga roja te dera ,pastruesja, administrata komplet dhe kapoja julian metushi...

    Përgjigju
  • Fakiri: 27/07/2021 05:36

    SPAKU tezbarkoi ne kadastren e Vlores te shohe se si ne menyre te hapur jane grabitur pronat e qytetareve te thjesht nga politikanet e te fortet e Vlores

    Përgjigju
  • Brahushi: 27/07/2021 03:10

    Kampjon i korrupsjonit ne Shqiperi eshte kadastra e Vlores Aty do gjeni te implikuar edhepolitikane qekane grabiturpronen e qytetareve te thjesht

    Përgjigju
  • Hana: 26/07/2021 21:33

    Si tallin b..en per zotin. Operacion thone. Cfare mizerje prokurore. Arrestojne "ushtrusit e ndikimit" qe jane medemek ndermjetes, pra jo zyrtare. Dhe nje te ashtuquajtur zyrtar e ndjekin me arrest shpie. Po ku eshte hetimi ketu??? Aaah, e drejtonte kjo zonka operacionin qe ishte emeruar pardje. Pike e zeze.

    Përgjigju
  • ali baba me 40 hajdutet: 26/07/2021 20:07

    Duhet te jene te LSI sepse rilindasit nuk bejne kesi gabimesh.

    Përgjigju
  • Arber: 26/07/2021 19:31

    Ne Kadastren e Vlores kur do vini tu ketcisni zinxhiret nga i pari te i fundit jane te gjith te korruptuar .Asnje lloj dokumenti nuk japin po nuk moren leket.Kush nuk paguan nuk i japin asnje dokument i mbajn aty te paderguara.Jane te lidhur me Noter ,Seksere ,burat e Notereve e gjith fare lloj duan vetem lek .

    Përgjigju
    • Babloku: 26/07/2021 21:46

      Do vijme te bejme nje show me cironka edhe nga Vlona mos ki merak

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?