Kronikë

Falsifikoi dokumentet për përfitimin e padrejtë të studimeve në Akademinë e Sigurisë, arrestohet efektivi i policisë

9 Korrik 2024, 11:38| Përditesimi: 9 Korrik 2024, 11:43

  • Share

Gjergj Gjeloshi efektiv i policisë është arrestuar nga AMP. 29-vjeçari ka rezultuar se ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

‘Në funksion të procedimit penal, referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar “Urdhërin e ndalimit të të dyshuarit për një krim” ndaj oficerit të policisë, Inspektor GJ.GJ., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve", “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”.

Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

Vazhdojnë hetimet e thelluara për implikim të personave të tjerë në këtë veprimtari të kundraligjshme.’- njofton AMP.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Guri Lekes: 09/07/2024 17:11

    Hahaha....hahahahah....nipi i Preks eksellent hahahahah ku nuk do tdine me shkrua....

    Përgjigju
  • Pjetra: 09/07/2024 11:57

    Policia Shkodës ka shum Gjelosha që kanë fallsifikuar dekomentat nga mëtë ndryshëm!Ka Gjulosha që nuk e dijnë nga bjen fakulteti dhe janë të paisur me dipllomë! Po këtij Gjuloshit i paska mbetur dopjo gjashta në dorë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?