Kronikë

Falsifikoi dokumentet për të liruar të 'fortin' e Vlorës Viktor Ymerin e Bandës së Gaxhait, SPAK prangos ish-Shefin e sektorit ligjor të Burgut të Peqinit, e kishte të përsëritur

11 Nëntor 2021, 13:33| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 17:41

  • Share

Ish-Shefi i Sektorit Ligjor të Burgut të Peqinit, Gani Shehu është arrestuar sot nga SPAK. Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se Gani Shehu paraqiti të dhëna të rreme për një të burgosur që t’i mundësonte lirimin.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bazë të procedimit penal të vitit 2020, po heton personin e njohur për autoritetet ligjzbatuese Viktor Ymeri, ish-anëtar i Bandës së Gaxhait i cili kishte kërkuar revokim pse zëvendësim të masës së sigurimit. Si provë është paraqitur si provë një shkresë me lëndë: “Kthim përgjigje” e Burgut të Peqinit.

Duke marrë shkas nga përmbajtja e kësaj shkrese, SPAK Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kreu hetime të thelluara në drejtim të vërtetësisë së të dhënave të pasqyruara. Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore, SPAK dyshoi se në dokumentin e paraqitur nga burgu paraqiteshin të dhëna të rreme të cilat shkonin në drejtim të lehtësimit të pozitës së të hetuarit Ymerit.

Ndaj ish - Shefit të Sektorit Ligjor të IEVP – së Peqin, Gani Shehu GJKKO ka caktuar masën e sigurimit: “Arrest në burg”, për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve".

“I forti i Vlorës” Viktor Ymeri bëri 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Lidhur me këtë ngjarje, pasi vuajti dënimin Ymeri u lirua nga burgu në 2019, por u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliu. Ymeri është shpallur fajtor si një ndër autorët e kësaj vrasje. Pikërisht për këtë ngjarje ai mesa duke ka tentuar që të përfitojë nga skema e mashtrimit me kartelën e përgatitur nga dy zyrtarët e burgut të Peqinit që u arrestuan së fundmi.

Kjo është e dyta herë që Gani Shehu arrestohet pasi më 30 shtator u prangos pas ndihmoi një të dënuar tjetër që po bënte përpjekjet për t’u liruar nga burgu, me anë të një skeme duke u hequr i punëtor i devotshëm. Për këtë skemë, i kishin “ardhur në ndihmë” Gani Shehu, ish Përgjegjës i Sektorit Ligjor dhe Lulzim Kaziu me detyrë kartelist në sektorin ligjor, të cilët u ndaluan sot nga Policia.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tragjasi: 11/11/2021 14:34

    Eshte armnado arixhiu sekser nga dukati killeri i vlores se vtet atij i degjohet fjala respekte arixhi ujku i dukate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?