Fshehu shkarkimin në '97/ SPAK kërkoi 1 vit burg, GJKKO e dënon me 6 muaj, i konvertohet në shërbim prove! Luan Daci: Do e apeloj!

1 Dhjetor 2020, 09:59| Përditesimi: 2 Dhjetor 2020, 12:08

  • Share

TIRANË- Ish-gjyqtari Luan Daci është zyrtari i parë i cili dënohet nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, gjyqtari Sandër Simoni ka dënuar me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove, ndonëse SPAK kërkoi 1 vit burg. GJKKO e ka cilësuar fajtor ish-gjyqtarin, duke argumentuar se përmes deklarimit të rremë ai ka mundur të zgjidhet gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA). Gjyqtari ka urdhëruar që Daci të mos e kryejë dënimin me burg, ndryshe nga sa kërkoi SPAK, ku ish-gjyqtari duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës si dhe nuk duhet të ketë kontakte me persona me rekorde kriminale.

"SPAK solli për gjykim çështjen numër 66. SPAK e akuzon Dacin për falsifikim dokumentesh. Më 3 shkurt 2017 Luan Daci ka aplikuar te Avokati i Popullit për t'u bërë anëtarë i KPA. Daci është pyetur në parlament pse është larguar nga Gjykata e Tiranës. Ai ka bërë deklarim të rremë pasi në 1997 KLD e ka shkarkuar dhe jo larguar me dëshirë. Daci pretendon se nuk i është kërkuar kjo e dhënë, por nga dokumentet del që e ka dorëzuar, vetëm vërtetimin e dhomës së Avokatisë. Duke paraqitur dokumentet të rreme, Luan Daci ka përfituar duke u bërë anëtarë i KPA-së. Ka fakte dhe është vepër penale dhe Daci i ka konsumuar këto sipas nenit 186/1 të Kodit Penal", mësohet të ketë thënë gjyqtari Sandër Simoni në argumentet e dhëna për vendimin.

Megjithatë, në përfundim të seancës, ish-gjyqtari Luan Daci tha se ky vendim do të apelohet, duke shtuar se në jetën e tij nuk ka falsifikuar kurrë asnjë dokument. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe avokati i tij, Jordan Daci i cili tha se ky vendim është i gabuar dhe kontradiktor. Ky është vendimi i shkallës së parë dhe tani do të pritet vendimi i Apelit, në nëse do të lërë në fuqi vendimin e dënimit për Dacin apo do t'i jap atij pafajësi siç ai vetë pretendon.

Sipas SPAK, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion, por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas, por tashmë ai është dënuar nga Gjykata. 

Ora 12:30
U dënua me 6 muaj burg, që iu konvertua në shërbim prove/ Ish- gjyqtari: Do apelohet! S'kam falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën (VIDEO)

Pasi u dënua me 6 muaj burg, që do i konvertohen në 12 muaj shërbim prove, ish- gjyqtari Luan Daci ka deklaruar se vendimi do të apelohet.

" Do të apelohet. Nuk kam falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën", tha Daci.

Ora 12:25
Avokati i Luan Dacit: E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97! Vendimi për ta dënuar i gabuar dhe kontradiktor (VIDEO)

Avokati i Luan Dacit, Jordan Daci ka deklaruar pas seancës së sotme në GJKKO se vendimi për të pezulluar 12 muaj gjyqtarin është i gabuar dhe kontradiktor.

”Këtë po thoja, vendimi është i gabuar dhe kontradiktor. U thanë fakte të ndryshme, si dhe i famshmi protokoll i Avokatit të Popullit. S’po flasim për falsifikim. Është një moment që ka të bëjë me marrjes në dijeni ose jo. Nuk jemi përpara një dokumenti, është një precedent i rrezikshëm. I hap rruge një praktike shumë të keqe. E ka deklaruar disa herë që është shkarkuar në ’97. Kjo që po thoni nuk përbën element të veprës penale. Ligji është fare i qartë, deklarimi i rremë edhe nëse është bërë nuk përbën vepër penale. Në dijeninë time e ka deklaruar. Procesverbaleve i mungon regjistrimi audio. S’ka asnjë efekt, nuk është i formës së prerë, shpresojmë që Apeli duhet të kemi parasysh i dha zgjidhje ekzzistencës së faktit penal. Këtu s’ka përgjegjësi penale, shpresojmë të bindim dhe Apelin.”- tha Jordan Daci.

Ora 12:22
GJKKO dënon me 6 muaj burg ish- gjyqtarin Luan Daci! I konvertohet në 12 muaj shërbim prove (VIDEO)

GJKKO dënon me 6 muaj burg ish- gjyqtarin Luan Daci. I konvertohet në 12 muaj shërbim prove

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Salianj Erotiku: 01/12/2020 14:11

    Nuk e kuptoj se si mund ti thuash dikujt "fallsifikator"kur ai s'ka firmosur apo ka fallsifikuar gje me firmen e doren e tij? Nuk e ka deklaruar masen,mbase,por kjo nuk mund te quhet fallsifikim,por mungese sinqeriteti,qe jane dy gjera te ndryshme.Spaku me kete veprim te tij mundohet te justifikoje ekzistencen e tij,sepse deri me sot jo peshq te medhenj,qe eshte dhe objektivi i tij,por as cironjka nuk ka kapur.Sic duket frika nga Meta e Berisha eshta aq e madhe saqe,edhe pse per ta ka jo vetem "fallsifikime" dokumentash,deshmitaresh,presione,pagesa,vrrasje,rrembime ,helmime,akuza pr aksidente te ujdisura sipas modelit UDB (kujtojme ketu Pashkon,Olldashin etj etj) sa nuk guxojne ti prekin me dore dosjet e faktet per ta,por u kalojne anash dhe i lene ne sirtar dosjet e tyre te pluhurosen,kurse gjyqtaret e lidhur me ta,bejne sikur nuk i njohin e nuk merren me ta.Tani qe u denua Luan Daci u zgjidh ceshtja e korrupsionit dhe e krimit ne shqiperi dhe ne duhet te fleme rehat se nga sot e tutje do na mbroje Spaku nga kanceri rrezatues ne kupolen e shtetit,presidenca,PD-ja e tutoret e tyre Berisha,Like 7% shi,Lyli,Monika e te tjere si keta.Bravo zoti Kraja!Je njesh!

    Përgjigju
  • leone: 01/12/2020 13:46

    GJKKO te merret me gjyqtaret Irena Gjoka,Lazer Sallaku e te tjere te degjeneruar qe nxjerrin vendime ne favor te krereve te korrupsionit ne shqiperi dhe te banditeve te ndryshem me precedente penale,sepse vendimet e tyre i bejne dem me te madh vendit.Lazeri psh,eshte i lidhur dhe mbron kryekriminelin e shqiperise,Berisha,shkaterruesin e ketij vendi,me dosje ne UDB etj etj dhe ka nxjerre disa vendime te cuditeshme qe duhej te ishin kontrolluar e te ishte vene perpara pergjegjesise;Irena bashkepunon me Llallen, dhe ne menyre misterioze i rikthen poasurite e krijuara nga ai me metoda mafioze ,duke shfrytezuar lidhjet dhe detyren e tij si krieprokuror,qe do luftonte korrupsionin,por qe e luftoi vetem me fjale e ne letra,sepse ashtu edhe ai bente ato qe bente duke grumbulluar pasuri te medha,edhe urdherat e Like-Momika-Berisha -LuliBasha zbatoheshin nje me nje dhe gjithcka ne rregull.E ben dot kete GJKKO???? Po te krahasosh gabimin e Luan Dacit per "fshehje te dhenash" me fshehjet e manipulimin e dokumentave ,me korrupsionin e krimet e shumta te zbuluara apo jo te personave te mesiperm dhe jo vetem,sepse ata rrethohen nga mori njerezish te cilet kane bere te njejtren gje dhe ndodhen ne krye te shtetit,te partive etj etj,veprimi i Dacit eshte nje hic me xhufke dhe zhurma e bere ndaj tij eshte per te larguar vemendjen nga banditet e vertete te ketij vendi qe ndodhen ne zyrat e presidences,te PD-se e te LSI-se! Kerkoni dhe do i gjeni.

    Përgjigju
    • Dacibao: 01/12/2020 14:36

      Daci President ne 2022 , o zoteri ky komunisti pensionist ka fshehur te dhenat kur eshte punesuar ne nje institucion qe duhet te kaloje ne vrime te perit gjyqtaret e tjere e jo me te kete probleme vete , te asnje lloji .E kupton qe te gjitha vendimet ku ka marre pjese ky plehra do bien ne Strasburg dhe parate e demshperblimeve do ti paguajme ne shqiptaret.Ik genje ne USA ne nje formular punesimi ne institucionet e drejtesise e shikoje cte gjen , minimumi te kepusin nja 15 vite burg .

  • Miri: 01/12/2020 12:46

    Robt ku ti kesh o plehre! Po pse shkarkimi qe fshehe per paaftesi profesionale cfare ishte? Legen

    Përgjigju
  • vlora: 01/12/2020 12:35

    Te gjithe plehrat qe kane vjedhur,falsifikuar nuk bejn burg po sherbim prove.Populli edhe per nje fature drite vete ne burg.Drejtesi plehre

    Përgjigju
  • ola: 01/12/2020 10:30

    keni harru Brunilda Bekteshin kpk nje fallsifikatore edhe me e tmerrshme !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?